Ka ekzistuar një kohë, tani shumë larg, e gabimeve, madje të mëdha të Boris Johnson.
Dhe ishte një kohë, kur numri në Britani të Madhe, midis vdekjeve dhe infektimeve nga Covid, ishte i frikshëm.
Dhe pastaj, vjen momenti i tanishëm, ai i një fushate të organizuar dhe efikase vaksinimi.
Vetëm të shtunën, Mbretëria e Bashkuar, administroi 844,285 doza në 24 orë, që do të thotë një normë prej 27 vaksinash në sekondë.
Të paktën 28 milionë banorë morën të paktën një dozë, duke llogaritur 54% të popullatës së rritur.
Vaksinat e rezervuara në verë – Ky është mobilizimi më i madh në masë që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili ka organizuar më shumë se 100,000 vullnetarë dhe ka përfshirë 30,000 profesionistë të shëndetit mjekësor.
Një çështje e teknologjisë dhe organizimit. Por edhe mënyrës se si duhet të veprohet paraprakisht.
Në fakt, për periudhën e verës, qeveria e Londrës kishte rezervuar 447 milionë doza vaksinash që rezultuan të jenë të tilla (Oxford-AstraZeneca, Pfizer, Moderna, Novavax), për një kosto prej 13 miliardë eurosh.
Britanikët, arritën një marrëveshje me “AstraZeneca” në maj, ndërsa Bashkimi Evropian e bëri atë në gusht.
Këtu duhet shtuar edhe fakti që vaksinimet në ishull me “AstraZeneca” nuk janë ndërprerë kurrë, ndryshe nga ç’ndodhi në shumë vende të Kontinentit të Vjetër.
Mbështetje për kompanitë farmaceutike – Dhe pastaj është Kate Bingham, ajo që drejton forcën punuese britanike për vaksinat, e cila u ka ofruar kompanive farmaceutike sitet e prodhimit dhe vullnetarëve për testim: me pak fjalë, të gjithë mbështetjen e nevojshme.
Gjithashtu, për vaksinën “Pfizer”, Londra ka ecur përpara: “Mhra”, Agjencia Britanike e Ilaçeve, e miratoi atë në fillim të dhjetorit, një muaj më herët sesa bënë evropianët.
Vaksinim 12 orë në ditë, në 7 ditë të javës – Duke folur akoma për kohën, në verë, fushata e vaksinimit ishte organizuar nga ekzekutivi i Boris Johnson, duke vënë në krye të operacioneve Simon Stevens, udhëheqësin e Shëndetit Publik, i cili menjëherë parashikoi për të mobilizuar mjekët e përgjithshëm, edhe para se stadiumet, kishat, teatrot dhe supermarketet të konvertoheshin.
Deri më sot, ka 3,123 vende, ku vaksinat kryhen në të gjithë territorin britanik: kjo lejon që dozat të administrohen për 12 orë, në 7 ditë të javës.
Digjitalizimi dhe centralizimi – Ushtria (e cila, shpërndau doza dhe ndërtoi qendra maksimale), gjithashtu doli në terren dhe gjithçka u koordinua nga sistemi i centralizuar që karakterizon kujdesin shëndetësor britanik, ku gjithçka digjitalizohet dhe qytetarët, thjesht duhej të regjistroheshin tek mjeku i përgjithshëm.
Nuk ka përparësi për kategoritë specifike: 95% e mbi 65 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë.
Dhe kështu të hënën, të dhënat epidemiologjike, treguan një numër të konsiderueshëm: vdekjet ditore nga Covid 19 ndaluan në 17.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




