Njerez

Njeriu që e bëri Ajnshtajnin të famshëm

Është e vështirë të mendojnë se ka pasur një kohë kur emri i Albert Anjshtajn, nuk njihej në të gjithë botën. Por, kur ai përfundoi teorinë e relativitetit në vitin 1915, ishte pothuajse i panjohur jashtë Gjermanisë derisa astronomi britanik Arthur Stanley Eddington, i tregoi gjithë botës se kush ishte Anjshtajni.
Idetë e Anjshtajnit u ndaluan nga “episodet” e herëpashershme, të Luftës së Parë Botërore dhe madje edhe më shumë nga nacionalizmi vicioz që e bëri shkencën “armik” të padëshiruar në Britaninë e Madhe.
Por, ashtu si Anjshtajni edhe Eddington, të dy mendonin se shkenca do të kapërcente ndarjet e luftës. Ishte parterniteti i tyre që, lejoi relativitetin të kapërcejë hendeqet dhe të bëjë Ajnshtajnin një nga njerëzit më të famshëm në botë. Ata të dy nuk u takuan gjatë luftës, apo të dërgonin mesazhe të drejtpërdrejta. Për idetë e tyre që çuditërisht ishin të njëjta, i informoi një mik i përbashkët, i cili më pas përhapi idenë e Ajshtajnit në Britani.
Anjshtanji ishte shumë me fat që kishte njerëz që mendonin si ai. Eddington, jo vetëm që kuptoi matematikën e ndërlikuar të teorisë, si një pacifist, por ai ishte një nga shkencëtarët e paktë britanikë që dëshironin të mendonin edhe për evoluimin e shkencës në përgjithësi. Ai u përkushtua punës së Anjshtajnit, për të revolucionuar themelet e shkencës dhe për të rivendosur internacionalizëm tek shkencëtarët. Për të Anjshtajni ishte simboli i përsosur, i cili hodhi poshtë çdo steroitip të kohës së luftës duke sfiduar të vërtetat më të thella, madje edhe ato të vetë Njutonit.

Frank W Dyson (majtas) siguroi fonde për ekspeditën e Eddingtonit

Kur Anshtanji u kap në Berlin dheu detyrua të jetonte nën mbikëqyrjen e qeverisë për sa i përkiste pikëpamjes së tij politike, Eddington u përpoq të bindte një botë armiqësore, se një shkencëtarë i armikut ishte i denjë për të tërhequr vëmendjen e tyre. Ai shkroi librat e parë mbi relativitetin, dha leksione popullore për Ajnshtajnin dhe u bë një nga komunikuesit e shkëlqyer shkencorë të shekullit të 20-të. Librat e tij ishin bestseller për dekada.
Por, idetë e Anjshtajnit nuk rezultuan të mjaftueshme. Relativiteti ishte i çuditshëm dhe Eddington kishte nevojë për një demonstrim përfundimtar, se ky fenomen ishte i vërtetë, Anjshtajni kishte të drejtë dhe se qasja e tij mund të ishte një revolucion në për shkencën aso kohe.
Eddington kishte nevojë për një mbështetje të madhe për këtë. Për fat të mirë, ai ishte i afërt me astronomë të tjerë si Frank W Dyson dhe Royal. Dyson, të cilët i siguruan fonde, edhe pse në kohën e luftës ishte e vështirë të siguroje pajisje për të kryer eksperimentesh. Si një socialist, Eddington ishte një kundërshtar i ndërgjegjshëm i luftës dhe nuk pranoi të merret pjesë në rekrutimet që kryheshin asokohe. Shumë kolegë të tjerë përfunduan në burg ose u detyruan të kryenin punë të rënda.

“Komparatori” i Eddingtonit maste ndryshimet në pozicionet e yjeve, të shikuara në pllaka qelqi teleskopësh të montuara nën mikroskopët e lëvizshëm.

Pas shumë apelimeve të dështuara, dukej se Eddington do të arrestohej, por në momentin e fundit ai mori një përjashtim (pa dyshim të ndërtuar nga miqtë e tij në politikë). Çuditërisht atij iu vu një kusht, të kryente një ekspeditë për të provuar teorinë e Anjshtajnit.
Ky ishte momenti i tij. Ai donte të siguronte që rezultatet e ekspeditës, çfarëdo që të ishin të bënin që Anjshtajni të ishte në qendër të vëmendjes. Kështu që ai dhe Dyson filluan një fushatë të marrëdhënieve me publikun, për të informuar komunitetin shkencor dhe të gjithë njerëzit mbi teorinë e relativitetit. Të gjitha gazetat e asaj kohe u përgatitën për të raportuar, atë që Eddington do të paraqiste si një “betejë epike midis ideve të Njutonit dhe të Anjshtajnit.
Pas disa muajsh pune intensive, ai arriti një rezultat pozitiv. Ai e quajti këtë momentin më të madh të jetës së tij.

“E dija se teoria e Anjshtajnit ishte e vërtetë dhe kjo pikëpamje shkencore tashmë do të mbizotërojë,” u shpreh ai për gazetat aso kohe.
Ai i paraqiti rezultatet në një dhomë të mbushur me shkencëtarë dhe gazetarë, të etur për të dëgjuar se kush kishte triumfuar, Ajnshtajni ose Njutoni. Në atë kohë njoftimi i tij krijoi një tronditje të madhe. Presidenti i atëhershëm e shpalli këtë “një nga arritjet më të mëdha për njerëzimin”. Pa Eddington, relativiteti do të ishte i paprovuar dhe Ajnshtajni nuk do të ishte kthyer kurrë, në gjeniun që ne njohim edhe në ditët e sotme.
Eddington ishte aleati më esencial i Ajnshtajnit, ndonëse u takuan vetëm pas përfundimit të luftës. Bashkëpunimi i tyre ishte vendimtar, jo vetëm në lindjen e fizikës moderne, por në mbijetesën e shkencës si një bashkësi ndërkombëtare gjatë ditëve më të errëta të Luftës së Parë Botërore./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë