Shendet

Njerëzit mund të hanë shumë dhe të jenë të shëndetshëm njëkohësisht!

Është e mundur të jesh “i shëndoshë, por i shëndetshëm” dhe për këtë njerëzit duhet të përqendrohen në stërvitje dhe jo në dieta për një jetë më të gjatë, thonë ekspertët.

Në një rishikim të ri duke analizuar hulumtime të shumta, dy studiues thanë se kur bëhet fjalë për të qenë të shëndetshëm dhe për të zvogëluar rrezikun për të vdekur herët, të bësh më shumë stërvitje dhe të frekuentosh regullisht palestrën është më efektive sesa thjesht të humbësh kilogramë me anë të ushqimit.

Glenn Gaesser, nga Kolegji i Zgjidhjeve Shëndetësore në Universitetin Shtetëror të Arizonës dhe profesori Siddhartha Angadi, nga Shkolla e Edukimit dhe Zhvillimit Njerëzor në Universitetin e Virxhinias, thanë se studime të shumta kanë treguar se si njerëzit në të gjithë botën janë përpjekur të humbin peshë nga ushqimet gjatë 40 viteve të fundit dhe megjithatë obeziteti ka vazhduar të rritet.

Ata thanë se një qasje e përqendruar në peshë për trajtimin dhe parandalimin e obezitetit ka qenë kryesisht joefektive. Ata argumentuan se “shumë gjendje shëndetësore të lidhura me obezitetin kanë më shumë të ngjarë t’i atribuohen aktivitetit të ulët fizik dhe aftësisë kardiorespiratore sesa obezitetit në vetvete”.

Studimet kanë gjetur gjithashtu se rritja e aktivitetit fizik shoqërohet vazhdimisht me ulje më të madhe të rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet kardiovaskulare sesa humbja e qëllimshme e peshës.

Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë