Jete & Stil

Njerëzit mbipeshë e shijojnë ushqimin më pak se të tjerët

Një studim i kryer së fundi në Universitetin Bangor në Uells, ka zbuluar se njerëzit mbipeshë shijojnë me pak ushqimin se sa njerëzit që kanë peshë normale.

Njerëzit me peshë të shëndetshme kryesisht hanë kur janë të uritur dhe e shijojnë ushqimin. Njerëzit me mbipeshë, megjithatë, hanë kur e ndjejnë dëshirën për ndonjë ushqim edhe pse nuk janë domosdo të uritur, dhe më pas pohojnë se nuk e kanë shijuar në veçanti ushqimin.

Shkencëtarët po diskutojnë nëse kjo është pjesërisht për shkak të faktit se njerëzit e trashë gjithnjë e më shumë hanë më shumë ushqim, duke u përpjekur ta kompensojnë ndjenjën e pakënaqësisë.

Pjesëmarrësit e studimit përmes aplikacionit në telefonat mobilë regjistruan kur ndiheshin të uritur dhe nëse ishin të kënaqur pas ushqimit, në një shkallë nga 1 deri në 10. Hulumtuesit u befasuan nga fakti se individët me mbipeshë e ndienin nevojën për ushqim njesoj si ata me peshë të shëndetshme.

Të dy grupet e të anketuarve kishin nevoja shumë të ngjashme të ushqyerjes, tre herë në ditë, ndërsa kohëzgjatja e ngrënies ishte e ngjashme, tetëmbëdhjetë minuta. Njerëzit me mbipeshë perfundimiisht nuk ishin më të uritur se njerëzit me peshë të shëndetshme.

Megjithatë, është vënë re se këto grupe të ndryshme të njerëzve kanë menyra të ndryshme të ngrënies dhe një qëndrim të ndryshëm ndaj ushqimit. Njerëzit me peshë të shëndetshme hanë kur janë të uritur dhe pas ngrënies janë shumë të lumtur.

Një nga autorët e studimit, dr. Hans Peter Kubis, tha se shumë dëshira tona për ushqimin janë të bazuara në shpërblimin e vetes sonë, dhe jo për shkak të ndjenjës së urisë.

Mungesa e kënaqësisë (shijimit të ushqimit) gjithsesi mund të kontribuojë në ngrënie të tepërt dhe mund të ndodhë që konsumohet një sasi më e madhe e ushqimit për ta kompensuar mungesën e shijimit të ushqimit. Njerëzit mund të ndihmohen që të dobësohen duke i kushtuar më shumë vëmendje ndjenjës së kënaqësisë që pason pas ngrënies së ushqimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë