Komunitet

Njerëzit inteligjentë janë më të lumtur vetëm

Në një studim të mëparshëm se si nevojat e trashëguara ndikojnë në ndjenjat tona moderne, studiuesit zbuluan diçka që do të surprizojë disa prej atyre me inteligjencë të lartë. Ndërsa shumica e njerëzve janë të lumtur kur rrethohen nga shokët, njerëzit e mprehtë janë më të lumtur kur nuk janë të rrethuar me njerëz.

Studiuesit, Norman P. Li dhe Satoshi Kanazawa, nga Universiteti i Menaxhimit të Singaporit dhe Shkolla Londineze për Ekonomiks dhe Shkenca Politike në Britaninë e Madhe, po investigonin respektivisht “teorinë svaniane” “savannah theory” të lumturisë.

Teoria “savannah”— e quajtur gjithashtu “hipotezat e trashëgimisë evolucionare” dhe “hipoteza e mospërputhjes” — parashtron që ne reagojmë në rrethana të caktuara ashtu si të parët tanë do të reagonin, duke u zhvilluar psikologjikisht në bazë të nevojave të paraardhësve tanë në ditët kur njerëzimi jetonte në savanah.

Studimi analizonte të dhëna prej intervistave të kryera prej Studimi Kombëtar mbi Shëndetin e adoleshentëve në 2001-2002 me 15,197 individë të moshës 18–28 vjeç. Kërkuesit shkencorë hulumtuan për një korrelacion mes ku një i intervistuar jetonte — në një zonë rurale apo urbane —dhe kënaqësitë e jetës që përjetonte. Ata ishin të interesuar të vlerësonin se si densiteti i popullsisë dhe miqësitë ndikonin tek lumturia.

Si ndjehemi kur jemi mes grupeve të mëdha?

Studimi zbuloi se njerëzit në përgjithësi ishin më pak të lumtur në zona me densitet më të madh popullsie. Autorët e raportit e shohin këtë si mbështetje të “savannah theory” sepse ne në mënyrë natyrale ndjejmë parehati në grupe të mëdha, nëse ata citojnë si evidencë që truri ynë ka evoluar për të funksionuar në grupe me rreth 150 njerëz:

Duke e krahasuar me madhësinë e neokorteksit (një pjesë e korteksit cerebral që lidhet me shikimin dhe dëgjimin e gjitarëve, që konsiderohet si pjesa më e fundit e lëvorit) tonë ndaj primateve të tjerë dhe madhësive të grupeve në të cilat banojnë, sugjeron se madhësia natyrore e një grupi njerëzor është 150 njerëz (Dunbar, 1992).   

Nxitjet kompjuterike tregojnë se evolucioni i përqafimit të rrezikut, ndodh vetëm në grupe rreth 150 njerëz (Hintze, Olson, Adami, & Hertëig, 2013).

Fshatrat neolitik në Mesopotami kishin nga 150–200 njerëz (Oates, 1977).
Kur një grup njerëzish tejkalon 150-200 njerëz, do të përfundojë duke u ndarë në dy grupe me qëllim për të lehtësuar bashkëpunimin dhe reciprocitetin mes pjesëtarëve të saj (Chagnon, 1979).

Rrjeti mesatar personal, siç rezulton nga numri tipik i kartolinave për festa që dërgohet për çdo njeri çdo vit, është 153.5 njerëz (Hill & Dunbar, 2003).

Studimi zbuloi, në këtë mënyrë, që efekti negativ i prezencës së shumë njerëzve është më shumë i artikuluar mes njerëzve me inteligjencë mesatare. Ata propozojnë që të parët tanë më të mprehtë, ishin më në gjendje të adaptoheshin në grupe më të mëdha në savannah për shkak të një fleksibiliteti më të madh strategjik dhe zgjuarsie të lindur, dhe në këtë mënyrë pasardhësit e tyre ndihen më pak të ndikuar nga mjediset urbane sot.

Duhet të kesh miq. Ose jo.

Ndërsa duket e qartë se miqësia e mirë rrit kënaqësinë e jetës në shumicën e njerëzve, Li dhe Satoshi dhe Kanazawa sugjerojnë, çuditërisht, se ata njohin një studim të vetëm që shikonte arsyen se pse kjo është e vërtetë dhe që thotë se lidhjet plotësojnë nevojat psikologjike si nevoja për t’u ndjerë i dobishëm dhe për të ndarë përvojat. Arsyeja e njerëzve për këto nevoja vazhdon të mbetet ende e pashpjegueshme.
Li dhe Kanazawa ndjejnë se ne nuk duhet të shohim përtej savannah. Ata thonë se lidhjet miqësore ishin vitale për të mbijetuar, sepse lehtësonin gjuetinë grupeve dhe ndarjen e ushqimit, riprodhimin, dhe madje ndihmonte edhe në rritjen e fëmijëve në grup.
Të dhënat që ata analizuan mbështesin supozimin që miqësitë e mira —dhe disa syresh të paktë janë më mirë se shumë të tillë të dobët— rrisin në mënyrë domethënëse kënaqësinë e jetës për shumë njerëz.

Në njerëzit me inteligjencë të lartë, megjithatë, konkluzioni është i rezervuar: Njerëzit e mprehtë ndihen më të lumtur vetëm se sa me të tjerët, edhe më mirë se sa me miqtë më të mirë. Një jetë sociale “e shëndetshme” i lë njerëzit me inteligjencë të lartë me pak kënaqësi nga jeta. Kjo ndodh sepse dëshirat e tyre kanë më shumë aspirata dhe qëllime, dhe njerëzit e tjerë janë shpërqëndrues të mërzitshëm për ta?
Megjithatë, kjo ka kuptim. Studimi zbuloi gjithashtu që të shpenzuarit më shumë kohë për tu socializuar me miq është një tregues i inteligjencës së lartë! Kjo kontraditë befasuese është kundër-intuitive, së paku. Derisa këta njerëz të mprehtë të mos jenë shumë socialë, sa ç’janë mazohistë.

*Burimi: Forumi Ndërkombëtar Ekonomik


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë