Media Galeri

Njëmijë ditë luftë në Ukrainë

Nga Gazeta 'Si' - Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja mbarë botërore. Me më shumë se 10 milionë të dëbuar, lufta në Ukrainë, ka shkaktuar krizën më të madhe të dëbimeve në mbarë botën.

Përpara 1000 ditësh Rusia nisi sulmin e zgjeruar ndaj Ukrainës. Pas avancimeve të shpejta të ushtrisë ruse mbrojtësit ukrainas ia dolën, që ta sprapsin sulmuesin kryesisht në kufirin verior.

Edhe në jug Ukraina e zhvendosi ushtrinë ruse pas Dnjipros, lumi më i madh i vendit. Në verën 2024 ushtria ukrainase ndërmori me sukses kundërsulmet në territorin rus në Oblast Kursk. Ushtria zyrtare ukrainase u mbështet gjatë këtij kundërsulmi pjesërisht nga grupet partizane paraushtarake.

Pjesë të tjera të mëdha të Ukrainës - kryesisht në rajonin Lugansk, Donjeck, Zaporishja dhe Kerson – vazhdojnë të mbeten nën kontrollin rus. Gadishullin e Krimesë Moska e pushtoi në mars 2014 duke e aneksuar. Në përgjithësi fronti për rreth dy vjet nuk ka lëvizur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë