Lajme

Një vit pa smartphone, sfida që vlen 100 mijë dollarë

Njëqind mijë dollarë për ata që arrijnë të qëndrojnë pa një “smartphone” për një vit. Për të nisur konkurrencën e pazakontë është “Vitaminwater”, një markë e ujërave funksionale që i përkasin Coca-Cola, e cila sfidon shtëpitë teknologjike për të shpenzuar 365 ditë pa prekur me dorë një “smartphone” apo tableta.

Për t’u përpjekur për të marrë pjesë, përveç të qenit rezident në SHBA, deri më 8 janar duhet të shkruani në Twitter ose Instagram, si ju dëshironi ta kaloni vitin pa një “smartphone”, së bashku me hashtag #NoPhoneforaYear dhe #contest.

Më pas, një juri do të vlerësojë postimet që do japin rezultatet e kreativitetit, origjinalitetit, humorit, cilësisë së fotografive ose videove dhe gjithashtu të gramatikës.

Në këtë pikë fituesi mund të fillojë sfidën: i pajisur me një telefon të vjetër, të përdorur në mesin e viteve ’90, secili do të duhet të kalojë 52 javë larg nga telefonat inteligjentë dhe tabletat, duke përfshirë ato të miqve dhe familjes, por mund të përdorë kompjuterë dhe “smartphone” si Google Home dhe Amazon Echo.

“Sponsori, – lexohet në rregullore, – rezervon të drejtën për të bërë kontrolle gjatë vitit dhe t’i nënshtrojë pjesëmarrësit në makinën e të vërtetës në fund të 12 muajve”.

Nëse personi vendos të dorëzohet pas gjashtë muajsh, ai ende do të ketë të drejtë të përfitojë 10 mijë dollarë.

Në rrjetet sociale ka tashmë shumë prej të atyre që duan të përballen me sfidën. Livia thotë se është gati të shikojë konstelacionet në vend të ekranit, Amelia do të fokusohet në kolegj dhe Lady Brown do të vazhdojë studimet e saj.

Rhiannon do të përdorte kohën për t’u stërvitur për maratonën, për të bërë një udhëtim turistik në brigjet e Route 66, për të vizituar të gjitha parqet kombëtare dhe duke notuar nëpër Kanalin Anglez. Për më shumë, disa prej tyre, do të kalonin më tepër kohë me fëmijët dhe të dashurit e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë