Art dhe Kulture

Një vit pa mjeshtrin e madh të humorit, Zef Deda

Familjarë, miq, kolegë e qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda, të mbledhur në teatrin “ Migjeni”, aty ku Zefi kaloi thuajse gjithë jetën e tij.

Për familjarët boshllëku që ka lënë pas është i papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë.

Në 1- vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar, Mjeshtrja e madhe, Zyliha Miloti shprehet se “përveç familjes së tij , Zefi na mungon neve më së shumti. Jemi mësuar me atë , me ato britmat e tija, me atë gazin e tij nëpër korridore të teatrit. Zefi ka qenë unik. Si Zefi nuk vjen më aktor”

 “Zefi është një krenari jo vetëm për qytetin e Shkodrës por për të gjithë Shqipërinë” u shpreh plot emocion Mjeshtëri i madh, Agron Dizdari.

Për kolegët që ndanë skenën por edhe jetën me Zefin, mungesa e tij ndjehet.

Nuk ka ditë që ne nuk e përmendim Zef Dedën”, kujton Drane Xhaj.

Besnik Çinari  tha se “ Sot është bërë një vit por ne na duket veç një javë. Zefi ishte i veçantë, i dashur shumë. I qeshur shumë. I mungon Teatrit “Migjeni”.  I mungon spektatorit shkodran shumë dhe atij mbarëkombëtar.

Aktualisht Teatrit Migjeni por përgatitet për të rikthyer festivalin e humorit, e duket se ky event pa Zef Dedën është gjysëm i plotë.

Përgjegjësi i Teatrit “Migjeni’, Arian Culiqi shtoi se,“ festivali i parë pas shumë vitesh do të bëhet pa një figurë kaq të madhe sikurse ishte Zef Deda”

Për familjarët boshllëku që ka lënë pas Zef Deda është i papërshkueshëm, por gjetën forcë për ta kujtuar siç Zefi do dëshironte gjithmonë

Jul Deda i biri i aktori të madh Zef Deda tha “ Ju falënderojmë ju për gjithë jetën tuaj që keni kaluar me babin tim ndaj sikurse i kam thënë dhe mamasë sot, që ne do e kujtojmë gjithmonë sikurse ai vetë ka dashur, me miq dhe kolegë”.

Zef Deda, një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Njerëzit vdesin vetëm kur harrohen, e Zef Deda nuk vdes kurrë…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë