Trend

Një vështrim në modë / 7 trendet që do të sundojnë 2021

Në të vërtetë ky ishte viti i maskave dhe çdo produkti që të bën të jesh rehat meqënëse të gjithë kemi qenë më shumë në shtëpi.

Gjithsesi, me vaksinën që dalëngadalë po përhapet kudo, stilistët janë më të sigurt për parashikimet e 2021, duke shpresuar që viti që po vjen do të jetë normal.

Një efekt anësor interesant i pandemisë është se disa dizajnerë frenuan në eksperimentimin dhe ekstravagancën e tyre të zakonshme dhe në vend të kësaj i jepnin përparësi praktikës, duke vendosur të shfaqnin rroba që ishin “më të menduara dhe realiste”.

“Për herë të parë pas një kohe të gjatë, këto dukeshin si rroba që mund të visheshin”, shtoi Vogue në një postim.

Por nuk mund të bënin të njejtën gjë dhe për vitin 2021. Madje bënë totalisht të kundërtën, me copa totalisht të dukshme apo me xhaketa me supë të larta.

Këtu janë trendet që do të jenë në krye të 2021.

Supet e larta

Balenciaga tregoi shumë veshje me shpatulla të larta gjatë Javës së Modës në Paris në Mars, dhe shumë të tjerë kanë eksperimentuar me idenë gjithashtu.

“Supet e larta nga Balmain dhe Balenciaga do të prekin qiellin. Nuk është një stil  i ri ama është diçka që do të jetë present në 2021.” tha Vogue.

 Gjëja e mirë për këtë është koka dhe shpatullat tuaja zakonisht janë gjithçka që dikush mund të shohë në Zoom, kështu që është një nga stilet e pakta që në të vërtetë mund të vlerësohet virtualisht.

Fijet

Claudia Winkleman do të jetë e kënaqur të shohë që fijet e gjata janë përsëri në trend.

“Do të jetë e vështirë t’i rezistosh rrotullimeve gjatë gjithë ditës me këtë trend. Kudo të shkosh, do ketë sy që shohin”, tha Cosmopolitan. (Pjesërisht sepse fijet e rrobave do të fshikullojnë dikë në fytyrë.)

Ngjyrat DIY

Ky është një trend që popullaritetin e tij e mori pikërisht gjatë izolimit dhe duket se do të rrije për një kohë të gjatë.

Trendi shumëngjyrësh ka qenë diçka që çdo njeri e bënte vetë në shtëpi por tani ka shkuar deri tek dizajnerët kryesorë, të çilët po ri-imagjinojnë pëlhurën e ngjyrosur në koleksionet e tyre të fundit.

“Është një nga ato herët kur njerëzit dhe stilistët pajtohen totalisht me njëri-tjetrin. Duke filluar nga bluzat, xhinset, fustanat e çdo gjë tjetër u duk sikur është diçka njësoj por çdo produkt kishte të veçantën e tij.” tha Vogue.

Ngjyra pastel

Nëse preferoni nuanca pak më të buta, atëherë ngjyra pastel përzier me karamele është e duhura.

“Këto ngjyra janë opsioni perfekt për verën dhe ato i përshtaten një larmie të ngjyrave të lëkurës”, vuri në dukje Vogue.

Ngjyrat e frutave ishin mjaft të preferuara nga stilistët dhe ishin një pjesë mjaft e rëndësishme e Javës së Modës.

Rrjeta

Këto rrjeta janë rikthimi i vitit.

Rrjeta ka qenë pjesë e modës deri në momentin që u konsiderua si diçka vulgare dhe e papërshtatshme. E kundërta do të ndodhë vitin që po vjen. Stilistët e kanë prezantuar rrjetën si diçka elegante dhe të nevojshme për të plotësuar një pamje.

“Këto rrjeta nuk janë këtu për t’ju mbajtur të ngrohtë; ato nuk shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç se ekzistojnë si zbukurim për syrin, si risi, si diçka që ndihet në mënyrë perfekte tani.” shkroi Vogue.

Vrimat ‘e shenjta’

Asnjëherë nuk është ide e keqe të ekspozojmë çopa të mëdha mishi krejt rastësisht, siç na mësoi Christina Aguilera në 2002.

Nëse shoqëria më në fund po zgjohet me mësimet e saj të mençura ose nëse stilistëve thjesht u mbaroi pëlhura, nuk ka rëndësi. Çështja është, vrimat janë në 2021, kështu që bëhuni gati të pastroni raftin.

“Të tregosh një lëkurë, me çdo masë, ndjehet si një domosdoshmëri pasi ke veshur rroba shtëpie të mëdha për muaj me radhë,” theksoi Marie Çlaire.

Shtëpia mode si Prada gjetën mënyra për të zbuluar mishin në mënyra të papritura.

Përputhshmëria me Covid-19

Trendi I fundit është plotësisht meritë e Kenzos në Javën e Modës në Paris në shtator.

Shtëpia e modës, themeluesi i së çilës vdiq menjëherë pasi u zhvillua kjo shfaqje, shfaqi një numër të madh të veshjeve që mbuluan fytyrën dhe ndonjëherë të gjithë trupin.

Kjo mund të ketë qenë ose jo e ndikuar nga Covid, dhe nuk jemi të sigurt se këto veshje do të siguronin realisht shumë mbrojtje kundër virusit, por sigurisht që ndihej në përputhje me temën e distançës soCiale.

Trendi tjetër i madh i ndikuar nga koronavirusi, natyrisht, do të vazhdojë të jetë maska.

“Nuk është befasi, tendença më e madhe e aksesorëve të vitit 2021 do të jenë maskat”, tha Vogue.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë