Njerez

Një vajzë e mësoi nga mesazhet se COVID-19 i kishte vrarë nënën

Debbie de los Angeles, u zgjua mëngjesin e 3 marsit nga një telefonatë. Ishte infermierja e kujdesit shëndetësor në azilin e pleqve në Seattle ku banonte nëna e saj 85 vjeçare, Twilla Morin.
Infermierja e informoi se nëna e saj mund të kishte koronavirus dhe që gjatë gjithë kohës ishte nën kontroll nga mjekët pasi gjendja e saj ishte e rënduar. Shtëpia e të moshuarve në Kirkland, ishte një ndër vendet e para ku shpërtheu koronavirusi. Debbie, nuk e kishte kuptuar mirë infermieren dhe kishte ngushëlluar veten se nëna e saj po kalonte thjesht një grip.
Më vonë ajo mori një tjetër mesazh zanor që thoshte, “Përshëndetje Debbie, emri im është Chelsey. Unë duhet të flas me ju, pas gjendja e nënës tuaj është e rënduar dhe dyshojmë se mund të ketë koronavirus, kështu që na telefononi sa më shpejtë të jetë e mundur”
Debbie e kontaktoi menjëherë sa dëgjoi mesazhin dhe i’u tha infermiereve se, ishte 65 vjeçe dhe kishte probleme shëndetësore dhe nuk mund të shkonte atje pasi mund të rrezikohej, edhe jeta e saj nëse prekej nga koronavirusi i ri. Debbie tregon se në ato momente kishte menduar që do të kishte shumë, kohë për të folur me nënën e saj.
Më pas në orën 3 të mëngjesit, Debbie u zgjua nga një tjetër mesazh zanor, i cili ishte përsëri nga shtëpia e të moshuarve dhe thoshte, “E di që është herët, por Twilla ndërroi jetë në orën 2:30 për shkak të situatës së saj kritike”.

Koronavirusi dhe kjo situatë kritike është përhapur në të gjithë botën dhe mijëra njerëz nuk janë ndarë nga të dashurit e tyre ditët e fundit para se të vdisnin, shpesh se përkeqësoheshin shumë shpejt. Kështu mesazhet zanore do të ishin njoftimet e fundit që Debbie do të merrte nga nëna e saj, ndërkohë që infermieret në shtëpinë e të moshuarve kanë treguar se nuk e prisnin kurrë që një shpërthim infeksioni të vriste aq njerëz në një kohë shumë të shkurtër.
“Ne nuk kishim asnjë protokoll,” tha drejtori i shtëpisë së moshuarve, Tim Killian, pasi infermierët e gjeten veten në një situatë shumë të vështirë.
Sipas tij infermieret e qendrës ishin shumë të kujdesshme, kur njoftonin të afërmit për vdekjen e dikujt, por këtë herë u detyruan të njoftonin shumë njerëz në një kohë shumë të shkurtër dhe nuk mund të mendonin për “përgjegjshmërinë”, pasi nuk do të ishte korrekte fakti që lajmi i vdekjes të merrej vesh nga lajmet në televizion.
Killan tregon se jashtë shtëpisë së të moshuarve, ishim mbledhur të afërm dhe gazetarë për të ditur më shumë rreth vdekjeve që kishin ndodhur ato ditë. Shumë prej të afërmve qëndronin duke i parë njerëzit e tyre të dashur nga dritarja, për shkak të parandalimit të virusit të ri.

Kur Debbie dëgjoi mesazhin, ajo menjëherë telefoni në shtëpinë e të moshuarve, duke kërkuar më shumë informacion.
“Infermierja ishte e mërzitur. Ajo më tha se mamaja ime ishte një ndër të preferuarit e saj. Me tha që i kishin dhënë morfinë dhe Ativan për ta mbajtur atë në gjendje të qëndrueshme, por ajo kishte fjetur përgjithmonë,”tregon Debbie.
Ajo ishte një fëmije i vetëm dhe për të ka qenë shumë e dhimbshme që nuk foli dot me nënën e saj përpara se të vdiste. Por përveç faktit që nuk ishte pranë saj orët e fundit, ajo nuk mundi as ta përcillte për në banesën e fundit, sepse autoritetet nuk e lejonin këtë gjë.
Morin ishte diagnostikuar me koronavirusin e ri dhe ishte vendosur që trupi i saj të digjej.
“Ne e morëm hirin e saj disa ditë më vonë dhe as nuk munda të flisja apo ta shikoja atë,” tha Debbie./Reuters/

Më Shumë