Jete & Stil

Një udhëtim në shkretëtirë, çfarë duhet të merrni me vete

Të udhëtosh në shkretëtirë përveçse është një avneturë  e veçantë, gjithashtu është edhe diçka enigmatike, e cila bën që njerëzit ta eksplorojnë atë sa më shumë. 

Nëse vendosni të bëni një udhëtim në shkretëtirë duhet ta përgatisni vetën për disa gjëra, pasi përveç  bukurisë se saj madhështore , fshehtësia e shkretëtirës është  vërtetë e frikshme.

 Çfarë ju nevojitet të merrni me vete nëse vendosni të bëni një udhëtim në shkretëtirë.

Merrni sa më shumë ujë me vete.

Siç dihet , njeriu mund të jetojë pa ushqim për shumë ditë, po pa ujë mund të jetojë vetëm tre ditë. Shkretëtira është një vend shumë i nxehtë, temperatura në atë vend janë shumë të larta, prandaj duhet të jeni tepër rezident dhe të aftë për të përballur një sfidë të tillë.

Përpara se të niseni në këtë udhëtim, sigurohuni që të vishni rroba sa më të lehta, dhe ngjyra të hapura, mundësisht të bardha, pasi rrobat e bardha janë më te freskëta.

Merrni një hartë të vendit që do eksploroni.

Ka vende të sinjalizuara në hartë , ku ka oaze uji. Është mjaft e rëndësishme harta në shkretëtirë, pasi përveç ujit që mund të gjeni, duhet të dini rrugën që po bëni , dhe gjithashtu  rrugën që duhet të bëni për tu kthyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë