Media Galeri

Një tur i jashtëzakonshëm brenda një nëndetëseje bërthamore amerikane të teknologjisë së fundit

“USS Indiana” është një nga anijet më vdekjeprurëse në planet. Pamjet e videoblogerit Terry Fields të filmuara kur ai vizitoi nëndetësen në Portin Everglades në Florida ofron një vështrim magjepsës nga brenda. Videoja, e cila është parë mbi 200,000 herë në YouTube, tregon dhomën e kapitenit, sallën elegante të kontrollit dhe gjithçka tjetër.

Cilat aspekte të nëndetëses i bënë më shumë përshtypje atij? “Sigurisht, dhoma e kontrollit,” thotë Fields. Atje, ai mëson nga udhërrëfyesi i tij turistik – komandanti i nëndetëses, Scott Bresnahan – se marinarët përdorin një levë nga ato të aparateve të videolojërave Xbox për të kontrolluar periskopin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë