Libra

Trend i pashpjeguar: Pse disa autorë mbeten vetëm në romanin e parë?

Presioni për të shkruar një roman të dytë pas një romani shumë të preferuar nga njerëzit, mund të bëjë që një autor të ndjejë panik dhe mosbesim. Ndjenjat e shkrimtarit duhet të bëjnë përshtypje përsëri, prandaj tipologjia e dytë e romanit është diçka me të cilën identifikohen autorët më të shumë. Kjo është me rëndësi të veçantë sidomos për fituesit e “Desmond Elliot” çmimi më prestigjioz në Mbretërinë e Bashkuar për shkrimtarët, të cilët përfitojnë një çmim prej 10.000 paundësh dhe shpresën që fituesi të ulet dhe të shkruajë një libër tjetër.

“Autorët nuk kanë asnjë detyrim kontraktual për të shkruar një libër tjetër, por shpresojnë që çmimi t’i inkurajojë ata të punojnë për një roman të dytë i cili do të ketë përsëri lexues të shumtë,” thotë Alan Hollinghust, i cili është kreu i panelit gjykues të çmimit “Desmon Elliott”
“Isha shumë me fat, pasi romani im i parë kishte qenë një bestseller në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Unë mendoj se ndjenja e inkurajimit ndoshta mbizotëron edhe në gjendjen shpirtërore. Kujtoj se ishte një fillim i vështirë, por sapo të filloja, kisha një lloj kënaqësie që ë kam zili dhe sot,” shtoi ai.
Sukseset e famshme të viteve të kaluar përfshijnë romancieren irlandeze Eimear McBride, e cila fitoi në vitin 2014 me librin “A girl”, që vazhdon të jetë i suksesshëm edhe sot. Të gjithë fituesit, që nga fillimi i shpërndarjeve të çmimit në vitin 2007, kanë shkruar romane të dyta, me përjashtim të Francis Spufford, i cili fitoi në vitin 2017 me librin e tij “Golden Hill”.

Claire Adam

Ndërsa fituesja e këtij viti ishte Claire Adam me librin e saj “Golden Chils”, një dramë familjare e vendosur që tregohet nëpërmjet fëmijërisë së saj. Sipas Hollinghurst, libri është një tregim i një familje që vazhdimisht vuan presione të padurueshme dhe një studim për të treguar se si fshihet dhuna.
Por a do të fitojnë këta fitues për të shkruar përsëri libra të mrekullueshëm apo thjesht për të provuar fatin njëherë?
Në disa raste përfundimi i një romani mund të jetë një provë e keqe që suksesin e tregon tek një libër i dytë, megjithëse ka edhe raste të tjera si ajo e shkrimtari amerikan Harold Brodkey, të cilit iu deshën rreth 27 vjet për të shkruar romanin e tij të dytë. Pastaj ka edhe autorë që përqendrohen tek “mrekullia e vetme që kanë”, duke botuar vetëm një roman bestseller. Ndër ta ishte JD Salinger, i ndjekur më pas nga Frankenstein Mari Shelley, të cilët shkruanin në një mënyrë klasike dhe pyesnin gjithnjë: A ka rëndësi nëse ka një roman tjetër pas tij?
Gjithashtu, edhe Arthur Golden tek “Kujtimet e një Gejshe” i cili ishte libri i saj i vetëm që shkroi rreth gjatë vjet, pasi e rishkroi tre herë romanin. Më pas u shit në katër milion kopje dhe u bë një film shumë i suksesshëm në vitin 2005. Ndërsa një pjesë tjetër autorësh janë ata që kanë shkruar fillimisht një roman që ka bërë bujë, pastaj të tjerët kanë qenë thjesht vepra letrare, siç ka ndodhur me Margaret Mitchell me romanin, “Gone with the Wind”.
"Në një industri që tenton të ketë një farë obsesioni me debutimet, çdo gjë që synon të mbështesë shkrimtarët me zhvillimin e praktikës së tyre, është veçanërisht e mirëpritur. Unë kam qenë me fat që kam fituar një çmim rajonal për debutimin tim, kështu që e kuptoj se çfarë nxitjeje është një çmim,” është shprehur Mitchell në një intervistë.

JD Salinger

Preti Taneja, fituese në vitin 2018, me romanin “We That Are Young” e cila është shprehur se po përpiqet të shkruajë romanin e saj të dytë, thotë se frymëzimi nuk vjen nga jashtë por nga brenda.
“Unë ndjej presion nga personazhet në mendjen time. Si duhet t’i organizoj ata në libër dhe mënyra se si do të paraqiten ata tek njerëzit. Presioni vjen nga organizimi i historive që dua të tregoj dhe jo nga tregu. Presioni ekonomik është një gjë tjetre, por kultura kritë letrare mbetet kaq elitiste, kur librat nuk drejtohen nga financuesit, por nga autorë që vënë shpirtin ndër rreshta,” shprehet ajo.
Pra, ndërsa romancierët punojnë për të treguar ndjenjat, blloku i shkrimtarit i nxitur nga suksesi i kohëve të fundit, tregon se e ardhmja është gjithmonë e pasigurt./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë