Shendet

Një trajtim i thjesht dhe efikas për hipertensionin

Termi hipertension tregon një gjendje patologjike të karakterizuar nga prania e vlerave të presionit të gjakut mbi normën. Është vlerësuar se 1.13 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë prej tij.  Meqenëse hipertensioni ju vë në një rrezik të lartë për sëmundje kardiovaskulare përfshirë sulmin në zemër dhe goditje në tru, është e rëndësishme të mbani nën kontroll presionin e gjakut. Në fakt, personat mbi moshën 18 vjeç këshillohen që t’i nënshtrohen një kontrolli të paktën çdo dy vjet.
Duke pasur parasysh ndikimin global të shëndetit të kësaj gjendjeje, është thelbësore zbatimi i strategjive për parandalimin e tij; stërvitja është një prej tyre. Ndërsa aktiviteti aerobik dhe dinamik i qëndrueshmërisë motorike duket efektiv në uljen e  presionit të gjakut, studiuesit në  Univeristetin e Sidneit kanë gjetur se trajnimi i rezistencës izometrike (IRT) mund të ulë presionin e gjakut në zyrë. Kjo e fundit i referohet presionit kur zbulohet gjatë momenteve kur një individ qëndron ulur,  për shembull gjatë një vizite te mjeku. Studimi u botua në revistën shkencore “Nature”.
Trajnimi i rezistencës izometrike është një lloj ushtrimi i forcës. Muskujt prodhojnë forcë gjatë ushtrimit IRT. Aktualisht, IRT nuk rekomandohet nga disa udhëzime ndërkombëtare për menaxhimin e hipertensionit. Kjo është kryesisht për shkak të dyshimeve për sigurinë e tij, pasi natyra statike e ushtrimit IRT bën që presioni i gjakut të rritet ndjeshëm gjatë aktivitetit, veçanërisht nëse kryhet me intensitet të lartë ose duke përdorur të gjithë muskujt e trupit. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë vërtetuar se trajnimi i rezistencës izometrike është i sigurt.
“IRT është një mjet me efikasitet kohor për zvogëlimin dhe parandalimin e hipertensionit. Duhen vetëm 12 minuta në ditë, dy ose tre ditë në javë. Ne përdorëm një pajisje të specializuar  për analizën tonë, megjithatë është e mundur që të njëjtat efekte të shihen thjesht duke u kërkuar pjesëmarrësve të mblidhnin dhe hapnin vazhdimisht duart e tyre. Kjo do të thotë që trajnimi i rezistencës izometrike mund të kryhet me lehtësi ndërsa njerëzit janë ulur dhe shikojnë televizor,” kanë shkruar ekspertët./Il Giornale/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë