Disa pako me kokainë, të cilat ishin fshehur brenda çantave të papërshkueshme nga uji me jelek shpëtimi të bashkuara, u gjetën në plazhet me guralecë pranë Hastings dhe Newhaven në Sussex Lindor në Birtani të Madhe.
Bëhet fjalë për pothuajse një ton kokainë që mendohet se vlen rreth 80 milion £.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tani ka hapur një hetim dhe dyshon se droga mund të ketë udhëtuar me anije nga Amerika e Jugut.
Pakot e drogës janë gjetur nga kalimtarët e rastit në plazh dhe më pas ata njoftuan policinë lokale, e cila e mori drogën dhe e dërgoi në një vend të sigurt.
“Kjo është sasi e konsiderueshme e drogës e llojit të parë, për të cilën mendojmë se ka prejardhje nga Amerika Jugore, por po shikojmë se si arriti deri këtu dhe se cili ka mundur të jetë destinacioni përfundimtar”, ka thënë një zyrtar i policisë britanike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje