Lajme

Një tjetër viktimë nga i ftohti, humb jetën ndërsa shkonte në punë

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së shtunë në ish-zonën e fermës në Korçë.

I ndjeri është identifikuar si Vasil Mati, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën ndërsa shkonte të punonte si roje në Manastirin e Çifligut.

Trupi i tij është gjetur i rrëzuar në tokë nga një banor i zonës.

Në kërkim të tij ishte vënë edhe bashkëshortja që kishte dalë nga banesa për ta kërkuar pasi nuk i përgjigjej telefonatave.

Deri më tani nuk është raportuar për shenja dhune në trupin e viktimës, por dyshohet për shkaqe natyrale, ku i ftohti i madh mund t’i ketë shkaktuar atak kardiak. Kjo është viktima e pestë nga moti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë