Shendet

Tjetër studim i ri: Vaksinimi antiCovid s’ka lidhje me fertilitetin te të dy gjinitë

Një studim i ri shton provat se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinimeve kundër Covid-19 dhe fertilitetit. 
Përkundrazi, çiftet në studim kishin shanse pak më të ulëta për ngjizje nëse partneri mashkull do të ishte infektuar me koronavirus brenda 60 ditëve nga studimi – gjë që tregon edhe më shumë arsye për t’u vaksinuar kundër Covid-19, pasi sëmundja mund të ndikojë në fertilitetin mashkullor në një kohë të shkurtër. Sipas studimit, të botuar të enjten në revistën “American Journal of Epidemiology” gjetjet tregojnë se infeksioni mashkullor SARS-CoV-2 mund të shoqërohet me një rënie afatshkurtër të fertilitetit dhe se vaksinimi kundër COVID-19 nuk dëmton fertilitetin në asnjërin nga partnerët.
Amelia Wesselink dhe kolegët e saj studiues — nga Universiteti i Bostonit, Shkolla e Shëndetit Publik dhe institucione të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara shpjeguan në mënyrë të ngjashme, disa studime nuk kanë dokumentuar asnjë lidhje të dukshme midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe rrezikut të fertelitetit.

Foto ilustruese-një burrë duke u vaksinuar për Covid-19

Studimi përfshiu të dhëna për 2,126 gra, të moshës 21 deri në 45 vjeç, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Gratë u regjistruan në studim nga dhjetori 2020 deri në shtator 2021, dhe studiuesit i ndoqën ato deri në nëntor 2021.

Gjatë studimit, gratë plotësuan pyetësorët në internet çdo tetë javë në lidhje me historitë e tyre riprodhuese dhe mjekësore, ndër faktorët e tjerë dhe atyre iu dha mundësia të ftonin partnerët e tyre meshkuj për të plotësuar pyetësorët. Midis pjesëmarrësve, 73% e grave dhe 74% e partnerëve të tyre meshkuj kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.

Studiuesit analizuan përgjigjet e pyetësorit dhe nuk gjetën asnjë lidhje midis të qenit të vaksinuar kundër Covid-19 dhe probabilitetit për të ngjizur një fëmijë brenda një cikli menstrual. Megjithatë, të dhënat treguan se një infeksion i mëparshëm Covid-19 nuk ishte i lidhur fort me probabilitetin e shtatzënisë tek gratë, burrat që kishin Covid-19 u shoqëruan me një “zvogëlim kalimtar” të probabilitetit të rënies së fertelitetit.
“Gjetjet ofrojnë siguri se vaksinimi për çiftet që kërkojnë shtatzëni nuk duket se dëmton fertilitetin,” tha Diana Bianchi, drejtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor Eunice Kennedy Shriver në SHBA cili financoi studimin. 

Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë