Njerez

Një tjetër mjek humb betejën me Covid, neurologu Drini Dobi u nda nga jeta në Itali

Një tjetër mjek nuk ka mundur të mposhtë  viusin Sars-Cov-2.  Mjeku Drini Dobi,  i cili kishte punuar si  mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Lajmin për vdekjen e mjekut Ilirjan Draci e ka dhënë Ministrja Manastirliu nëpërmjet rrjeteve sociale. Për shkak se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, ai u dërgua në Itali për t’u kuruar, por për fat të keq nuk ia ka dalë dot.

“Kishim shpresuar shumë, deri në çastet e fundit, se Doktor Drini do t’ia dilte ta fitonte këtë betejë për jetën, ashtu siç ia kishte dalë me mijëra herë të fitonte betejat për pacientët e tij.” shkruan më tej Ministrja

Për kurimin e tij u zhvillua një fushatë  për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët. Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, por për fat të keq mjeku nuk ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë