Njerez

Një tjetër formë proteste

Duhen disa përgatitje të vogëla që “Man Monopoly” mund të shfaqet në skenë dhe të rrotullojë mustaqet përpara kamerave. Për pak më shumë se një vit, ky personazh ka kryer protesta periodike të cilat ngjajnë si një shfaqje teatrale, ku përmbajtja kryesore ka të bëjë me një zotëri shumë të pasur.  Me një kapele të gjatë dhe një qese me para  të rreme , videot tregon qartë se si ironizohen veprimet e ndryshme të politikanëve. Ndërsa protestues të tjerë e mbështesin dhe shpalosin qëllimet e tyre “Man Monopoly” tregon në një moment një projekt qeveritar i cili ka kushtuar milona dollarë, por kurrë nuk është realizuar.

Pavarësisht nga popullariteti “Man Monopoly” një rol i luajtur nga Ian Madrigal, drejtor ekzekutiv i kompanisë mediatike “Revolution Messaging” ka fituar respektin e shumë qytetarëve të cilët protestojnë për të drejtat e tyre. Madrigal i cili është homoseksual dhe qendron gjatë gjithë kohës në këmbë duke ironizuar të gjithë politikanët, ka shfaqur një tjetër formë proteste nga ajo që jemi mësuar të shohim zakonisht. Me një kostum të blerë lirë dhe me mustaqe fallco, ai ironizon çdo politikan që ka përfituar nga populli. Një mëngjes  Madrigal gjendet në apartamentin e tij duke u përgatitur për shfaqjen e rradhës e cila do të paraqesë shefin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, i cili  sipas Madrigal  përfiton nga punëtorët.

Ian Madrigal

“Gjithcka që më përket mua është t’i tregoj njerëzve që ky djal nuk është miku i tyre. Ka shumë gjëra për të cilët nuk janë të informuar njerëzit, duke përfshirë këtu edhe diskriminimin racor që ndodh gjatë gjithë kohës brenda kësaj kompanie,” thotë Madrigal.

Tashmë është koha për të filluar shfaqjen. Ai del në skenë më një thes me para fallco dhe fillon të aktrojë duke kërkuar para gjithandej. Njerëzit qeshin dhe shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt sistemit, por “Man Monopoly” nuk ndalon këtu, ai tërheq njerëz në skenë dhe flet me ta duke zgjidhur shqetësimet e tyre në mënyrë ironike, ashtu sic bëjnë edhe politikanët.

“Çuditërisht  unë nuk jam paditur kurrë për veprimet e mia. Mos vallë edhe mua më besojnë njerëzit aq sa politikanët? Ndjehem sikur kam super fuqi kur jam i veshur me atë kostum,” thotë me ironi Madrigal.

Madrigal 29 vjeç dhe ka përjetuar një sërë problemesh që nga fëmijërija e tij në qytetin Lakeword  në Kaliforni, ku babi i tij punonte në shitje të produkteve indistriale, ndërsa nëna e tij ishte sekretare ligjore. Ishte vetëm 14 vjeç kur kuptoi që preferencat e tij ishin ndryshe nga të gjithë shokët e tij, por kjo nuk e ndaloi atë të sfidonte politikën që e ka degraduar vendin sipas tij. Familja e tij ishte konservatore dhe të dy prindërit votuan për Trumpin në vitin 2016 dhe disa nga miqtë e tij e donin politikën e tij, por ndryshe nga ata Madrigal mendon se çdo politikan mendon për përfitime vetjake. Ai është spikatur për aktrimin ironik që në shkollën e mesme, derisa vijoi me shfaqet e tij  që tërhoqën vëmëndien e të gjithë qytetarëve, të cilët më së shumti janë punonjës ose konsumatore  të cilët në një formë apo në një tjetër janë detyruar të heqin dorë nga të drejtat e tyre.

Një ndër shfaqjet më të bujshme që ka krijuar Madrigal, ka qenë një ndër seancat e kongresit parlamentar ku politikani Smith Equifax fliste për të drejtat e njerëzve në punë, por sipas Madrigal ai është një ndër shfrytëzuesit më të mëdhenj. Madrigal ka provuar një tjetër mënyrë proteste për të kundërshtuar veprimet e politikanëve. Në një konferencë publike të Mark Zuckerberg, shefin ekzekutiv të Faceebok, ai u shfaq në skenë i veshur si një klloun dhe ironizonte në çdo çast fjalët e tij.

“Mendova se më këtë ide do të isha në faqet e para të gazetave, por nuk rezultoi kështu pasi mediat dinë t’i fshehin atë cfarë duan dhe të publikojnë gjërat më të mira,” shprehet ai.

Madrigal duke dëgjuar konferencën e drejtorit ekzekutiv të Google

Ndërkohë shfaqjet e Madrigalit janë të postuara në kanalin youtube. Ai mendon se arsyeja e vetme se përse nuk është paditur deri tani është sepse politikanët e dinë që ka të drejtë.  29 vjeçari ka zgjedhur këtë mënyrë proteste sepse sipas tij rrëmujat nuk zgjidhin gjë asnjëherë, ndërsa faktet po. Përsa i përket shfaqjes që ka përgatitur për drejtorin ekzekutiv të Google, ai shprehet se vetëm në këtë mënyrë mund të ndalohet diskriminimi në punë dhe të gjitha aktet e tjera përfituese nga kjo kompani.

“Nuk është faji as i punëtorëve, as i kompanisë për drejtuesin që kanë, ashtu siç nuk është faji as i qytetarëve që shpesh herë detyrohen të zgjedhin politikanë të cilët janë momentalisht në pushtet, pasi  nuk kanë zgjidhje tjetër,” thotë Madrigal./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë