Nga Gazeta Si – Një statujë e re e Muhamed Ali Pashës, sundimtarit shqiptar të Egjiptit midis viteve 1805 dhe 1848, është instaluar në Muzeun Ushtarak Kombëtar Egjiptian që ndodhet në Kalanë e Kajros të Salah Al-Din Al-Ayoubi.
Statuja me përmasa reale është montuar në një bazë betoni dhe përshkruan sundimtarin e famshëm të veshur me petk historik dhe duke mbajtur shpatën e tij.
Statuja u skalit për 12 ditë dhe u instalua në oborrin e jashtëm të muzeut.
Mina Ashak, skulptori 27-vjeçar, tha se kaloi disa javë duke lexuar biografinë e Muhamed Ali Pashës në mënyrë që të mësonte më shumë për personalitetin e tij përpara se të fillonte nga puna.
Kjo i mundësoi Ashak të kuptonte se si sundimtari lëvizte, fliste dhe shprehte ndjenjat e tij, si dhe format e trupit dhe veshjet e tij, është shprehur skulptori për mediat.

Personaliteti i sundimtarit historik dallohet nga qetësia dhe intensiteti i tij në të njëjtën kohë, vuri në dukje Ashak, i cili u diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin Minya në vitin 2019.
Mohamed Ali Pasha konsiderohet themeluesi i Egjiptit modern dhe dinastia e tij sundoi vendin deri në Revolucionin e 23 korrikut në 1952.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



