29-vjeçarja italiane e vrarë nga partneri i saj, Alessandro Impagnatiello, është përkujtuar në një skulpturë rëre. Imazhi i Giulia Tramontano u krijua nga artisti Nicola Urru në Platamona, në bregdetin e Sorso.



Në veprën e bërë me dorë, vajza portretizohet teksa shikon barkun e saj, njësoj si në një fotografi e saj që ka qarkulluar në internet pas vdekjes.

Krimi makabër tronditi Italinë javën e kaluar, kur një 30-vjeçar vrau partneren e tij shtatzënë, trupi i së cilës u gjet një javë pasi ishte zhdukur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




