Njerez

Një shqiptar në listën e Forbes, i riu vlonjat krijoi platformën që lulëzoi në pandemi

Në listën e Forbes, “30 under 30”, për të rinjtë më të suksesshëm në botë, gjendet dhe një shqiptar.

Dean Çelaj, është themeluesi i Akademi.al, një platformë edukative e krijuar në vitin 2019. Akademi.al publikon video falas mbi mësimet e shkolëls, të shpjeguara nga një mësues.

Kur Covid-19 u përhap, Çelaj nënshkroi një kontratë me qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, që ta përdornin atë për mësimin në distancë, sipas Forbes.

Tashmë Akademi.al, i Çelaj, ka 545.000 përdorues dhe 23.000 video edukative. 

Lista e Forbes, përfshin të rinj nën 30-vjeç nga e gjithë bota, që kanë arritur sukses me projektet e tyre të biznesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë