Menaxhim

Një shqiptar gjeneron 360 kg mbetje në vit. Landfillet shpresa e vetme, ‘fiken’ inceneratorët

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë 2024-s, Shqipëria ka prodhuar 2% më shumë mbetje se vitin e shkuar, në total 862 mijë tonë. Llogaritur sipas konsumit individual, një qytetar ka gjeneruar 360 kg mbetje në vit, ose 9 kg më shumë se në 2023-shin.

Shifrat e INSTAT tregojnë se llandfillet presin 76% të mbetjeve në Shqipëri. Rreth 19% u ricikluan dhe vetëm 4.9% u dogjën në inceneratorë.

Struktura e mbetjeve nuk ka ndryshuar shumë ndër vite. Mbetjet organike përbëjnë mbi gjysmën e totalit, me 57.3%, ndërsa plastika dhe letra apo kartoni zënë secila rreth 9-10%. INSTAT raporton se 90% e mbetjeve të ngurta janë familjare e të ngjashme.

Në 3 vitet e fundit, tregohet një rritje progresive e prodhimit të mbetjeve në vend, ndërsa mbetet sfidë depozitimi i tyre. Shifrat tregojnë se inceneratorët nuk kanë rezultuar eficientë për këtë problem, ndërsa depozitimi në landfille ka krijuar problematika të keqmenaxhimit dhe abuzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë