Fishekzjarre në “National Stadium” të Kingston: Shell-Ann Fraser, në mitingun e tretë të “Olympic Destiny Series”, e ndihmuar nga një erë e lehtë, ka fluturuar në 100 metra, duke regjistruar kohën 10″63. Atletja xhamajkjane, 34 vjeç, fituese e medaljes olimpike në Pekin 2008 dhe Londër 2012, bëhet kështu femra e dytë më e shpejtë në botë.
Para saj është vetëm Florence Griffith Joyner, amerikanja që në vitin 1988 vrapoi 10″49. Prej gati 33 vitesh askush nuk arrinte të vraponte kaq shpejt. Dhe nuk ka dyshim që, duke marrë në konsideratë gjithë dyshimet që gjithmonë kanë shoqëruar Flo-Jo, e ndarë nga jeta në vitin 1998, në moshën 38-vjeçare, për shumë njerëz koha e Fraser duhet vlerësuar si një rekord botëror.
Nuk ka atlete më të denjë se Fraser, mamaja e Zyon të lindur në vitin 2017 dhe kampione bote për herë të katërt në vitin 2019 në Doha. Sezoni i saj në 100 metra nuk nisi mirë, me një vend të 4-t 11″51 në Gateshed, në etapën e parë të “Diamond League 2021”. Në Doha ajo u përmirësua dhe arriti kohën 10″84. Në Tokio do të synojë medaljen e tretë olimpike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.