Roboti i prodhuar nga Koreja e Jugut bëri debutimin e tij si dirigjent në Seul në një koncert, gjatë të cilit ai drejtoi më shumë se 60 muzikantë para publikut.
Roboti, i quajtur EveR 6, me lartësi 1.80 metra, drejtonte muzikantët e Orkestrës Kombëtare të Koresë së Jugut. Ai ishte dirigjent për gjysmë ore, por gjithsesi me ndihmën e një dirigjenti të vërtetë.


Roboti më pas u përkul para audiences ku rreth 950 spektatorë e përshëndetën atë me ovacione.
“Erdha këtu dhe pyesja veten nëse roboti mund të mbaronte pa bërë ndonjë gabim. Kuptova se ishte në harmoni të përsosur me muzikantët. Ishte një botë krejt e re për mua”, tha një spektator për AFP.
EveR 6 është një produkt i Institutit Korean të Teknologjisë Industriale. Është programuar të kryejë lëvizjet e një dirigjenti të vërtetë.
Megjithatë, roboti nuk është në gjendje të dëgjojë ose të improvizojë në kohë reale në rast se një muzikant bën një gabim
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




