Media Galeri

Një protestues i hedh vezë mbretit Charles gjatë një vizite në York

Një protestues hodhi vezë ndaj mbretit Charles dhe mbretëreshës Kamila, gjatë një vizite të tyren në York.

“Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, thërriste personi teksa gjuante vezë drejt mbretit.

Menjëherë pas incidentit, i riu u prangos nga katër oficerë policie të cilët e hodhën menjëherë në tokë e më pas e ngritën dhe e çuan në makinën e policisë.

Ndërsa të pranishmit që ishin mbledhur për të përshëndetur mbretin filluan duke bërtitur “Zot ruaj mbretin” dhe “Turp për ty”.

Mbreti shikoi për pak sekonda përreth për të parë vezët në tokë, por nuk reagoi.

Ndërsa oficerët po e mbanin të riun në një furgon policie, Charles vazhdoi me ceremoninë në qytetin e York-ut nga ku u prit nga Lord Mayor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë