Jete & Stil

Një problem më i ndërlikuar seç duket…

Të gjithë po provojnë këtë sfidë deri diku të pabesueshme në Tik-tok.
Kemi disa numra:
1000
40
1000
30
1000
20
1000
10
Tani duhet ti mblidhni.
Shuma doli 5000 apo jo? Epo urime, ke dhënë të njëjtën përgjigje si të gjithë. Gjithashtu, jeni gabim, si të gjithë.
Shikoni, është jashtëzakonisht e thjeshtë të mblidhni një nga një. Pra, 1000+40 bëjnë 1040, 1040+1000 bëjnë 2040, 2040+30 bëjnë 2070, 2070+1000 bëjnë 3070, 3070+20 bëjnë 3090, 3090+1000 bëjnë 4090. Pikërisht këtu ndërlikohen gjërat.
Shumica e njerëzve, kur shtojnë 10 në këtë shifër, dalin me 5,000. Kjo ndodh kur truri juaj kapërcen logjikën dhe në mbledhjen 4090+10 thonë, në mënyrë instiktive se shuma është 5000.
Kjo ka hapur një debat të madh në TikTok pasi shumë njerëz kanë thënë se shuma del 5000 dhe e kanë patur të vështirë “të binden” se përgjigja e saktë është 4100.
Burimi: Popular Mechanics. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë