Katar 2022

Një palaço vulgar! Legjenda skoceze kryqëzon kampionin e botës Martinez

Gazeta Si – Pavarësisht meritave të mëdha sportive për fitmin e Kupës së Botës me Argjentinën në Katar, portieri Emiliano Martinez ka qenë gjithë kohën i kritikuar për sjelljen e tij. Mes shumë personave që e kanë dënuar sjelljen e tij në Botëror është edhe Graem Sunes, legjenda e futbollit skocez.

"Pjesa më e madhe e debatit pas Botërorit është përqendruar te sjellja e tij te penalltitë. Mund t’i pranoj ato karagjozllëqe deri në një farë pike. Por ajo që duhet ta themi me forca ka të bëjë me gjestin e paedukatë që bëri kur mori trofeun e portierit më të mirë të turneut.

Graem Sunes. Gazeta Si, 25 dhjetor 2022

A ka vërtet njerëz që mund të argëtohen, duke parë një gjë të tillë? Martinez vuri në siklet veten dhe vendin e tij. Ishte një palaço vulgar", - ka thënë mes të tjerash ish-futbollisti dhe trajneri skocez.

Si Sunes mendojnë shumë personalitete të futbollit. Deliri i fitores nuk ia justifikon portierit argjentinas gjestin e tregimit të organeve gjenitale me ‘dorezën e artë’, çmimi individual që ai mori në ceremoninë e trofeut. ‘Dibu’ Martinez ka bërë shpesh gjeste polemizuese, por Botërori i Katarit e ka bërë atë një person antipatik për futbolldashësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë