Njerez

Një mësim se si të ndihmojmë të alkoolizuarit dhe të pastrehët

Nga Christopher Rufo- Në orën gjatë çdo mëngjes, të alkoolizuarit dhe të sëmurët mendor të fshatit italian San Donato, dalin nga shtëpitë e tyre dhe mblidhen nëpër kafenetë kryesore të qyteti. Disa nga alkoolistët porosisin një ekspres dhe pastaj ngjiten në kamionët e punës dhe shkojnë në ferma apo kantieret e ndërtimit. Ndërsa disa të sëmurë mendorë ulen pranë tavolinat të kafeneve me duart e zbrazura, duke treguar se i kanë mbaruar të hollat për këtë muaj.
Babai im ka lindur në këtë fshat dhe unë për vite me radhë kam parë këtë ritual n mëngjes, kur vinim për pushimet verore. Por këtë herë e mendoja më ndryshe. Gjatë 18 muajve të fundit unë kam raportuar për pastërtinë, varësinë ndaj alkoolit ose drogave dhe të sëmurëve mendore në qytetet amerikane, duke kaluar orë të tëra me banorët më të rrezikuar të Amerikës, të cilët luftojnë me jetën njëjtë si ata në San Donato.

Në fakt ka diçka kontradiktore midis këtyre dy vendeve. Në qytetet e Bregut Perëndimor të SHBA-së, mijëra njerëz të sëmurë mendorë dhe të varur nga alkooli e droga, jetojnë në kushte të këqija dhe i mbijetojnë sulmeve të vazhdueshme kriminale. Ndërsa në San Donato, njerëzit me probleme të tilla janë thellësisht të integruan në komunitet dhe kanë një standard jetese dinjitoze. Gjithashtu, familjet ose të afërmit, kujdesen për ta, duke u përpjekur që të kenë komunikim të vazhdueshëm, ndërsa kur është e nevojshme autoritetet lokale i’u sigurojnë punësim, ndërsa pronarët e lokaleve përpiqen t’i ndihmojë me punë të vogla, duke luajtur kështu një rol shumë të madh mbi përgjegjësitë që kanë për komunitetin ku jetojnë.
Nëse do të gjendej një njeri i sëmurë apo i alkoolizuar, duke fjetur nëpër rrugët e San Donatos, kjo do të ishte një skandal moral. Arsyeja se pse askush nuk fle në rrugë këtu nuk është mjekësore, apo se nuk lejohet, kjo është thjesht kultura e tyre. Pavarësisht ndryshimit masiv ekonomik dhe shoqëror, banorët e këtij fshati kanë ruajtur një kulturë familjare dhe përgjegjësie që kufizon në mënyrë të sjelljet e pahijshme ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe zbaton një standard dinjiteti që inkurajon të alkoolizuarit dhe të sëmurët mendorë të marrin pjesë në shoqëri pavarësisht gjendjes së tyre.

Christopher Rufo

San Donato është një fshat i vogël dhe nuk mund të krahasohet me një qytet të madh urban si San Francisko dhe disa mund të argumentojnë se taksat më të larta dhe programet e mirëqenies publike bëjnë që italianët të mos i lënë të pastrehët e dëshpëruar, por ka shumë vende të tjera si Amerika që në të vërtetë shpenzon më shumë për frymë në shërbimet sociale sesa Italia dhe ka rezultate më të këqija. Programet publike për trajtimin e alkoolizimit dhe sëmundjes mendore në vende të tjera përfshijnë profesionalizim dhe mjekimin. Megjithëse ka prova që këto programe kanë dështuar, ne vazhdojmë të shtojmë programe sociale, ta trajtojmë varësinë si një sëmundje dhe t’i paragjykojmë njerëzit që kanë vese.
Në Itali, normat familjare dhe kulturore janë thelbësore për zgjidhjen e problemeve të tilla si alkoolizimi, sëmundjet mendorë e të tjera. Ndoshta për mjekët kjo është një qasje naive dhe imorale, por San Donato paraqet një rast që shoqëritë tradicionale kanë një kuptim më të mirë të problemeve sociale, duke ndjekur disa zakone kulturore që luajnë një rol vendimtar në frenimin e tendencave shkatërruese për njerëzit./New York Post/


*Christopher Rufo është redaktor i gazetës “City Journal”, i cili përqëndrohet tek problemet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë