Media Galeri

Një lopë, e vetmja që iu përgjigj pyetjes ‘Kush është kundër kësaj martese?’

Jemi mësuar që rrallë herë të shprehet dikush kundër një martese në momentin që pyet prifti por në një dasëm në Amerikë kundra ishte një... lopë.

Në një video të shpërndarë në Instagram nga një fotograf dasmash, nusja dhe një dhëndri qëndronin dorë për dore në një fushë me bar, ndërsa prifti filloi të pyeste të ftuarit nëse dikush e kundërshton martesën dhe më pas një lopë u ‘përgjigj’ menjëherë.

Pas disa sekondash, prifti u përpoq përsëri, vetëm që lopa të bënte të njëjtën gjë edhe një herë, duke bërë të gjithë të pranishmit të qeshnin.

“Megjithë kundërshtimet e lopës, çifti u martua lumturisht”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë