Kuriozitete

Një lokal në formën e kutisë së Adidas

Pas izolimit të parë, John Clark kuptoi se duhet të ndiqte ëndrrën e tij kështu që bëri realitet një ndër ëndrrat e tij duke bërë lokal në formën e një kutie këpucësh Adidas.

Ai investoi 5,000£ në projekt, por mendon se rezultati përfundimtar ia vlen plotësisht. Ai tani mund të shijojë një birrë në lokalin e tij të fshehur, natyrisht me futbollin që e shoqëron.
John, nga Woodley i cili drejton një firmë për shtrim pllakash tha se është gjithçka që një burrë dëshiron.
 Kutia e Adidas ka kuptim kur mendon se John ka 150 palë atlete me vlerë 20,000£. Ai është një fans i madh i Adidas madje një koleksion e mban dhe në zyrë.

Ai filloi punimet në korrik dhe në shtator ishte i mbaruar.
“Përdora kutinë Adidas si një shembull dhe cdo gjë në lokal është e saktë.” tha ai.
Gjithsesi, ai tha se për të bindur familjen e tij për këtë model lokali, i duhet të bënte disa marrëveshje me familjarët e tij. Ai mund ta bënte si të donte pjesën e jashtme dhe gruaja me dy fëmijët do të merreshin me pjesën brenda lokalit kështu që lokali është Adidas vetëm në strukturën e jashtme.
“Të gjithë ata që e kanë parë kanë thënë se sa fantastike dhe mahnitëse duket. Nuk kam pasur aspak reagime negative.” tha John.

John filloi seriozisht koleksionin e atleteve Adidas në 2010.
“Unë jam një fëmijë i viteve ’80. Mbaj mend që shkoja në shkollë të mesme, duke parë të gjithë fëmijët me Adidas dhe i doja një palë të tilla.” tha ai.
Ai tregon se 14 vjeç ka blerë palën e parë dhe mbas dhjetë vitesh ka filluar të bëjë koleksionin e tij të atleteve.
John ka shpenzuar më shumë se 350£ për një palë atletesh.
Natyrisht, në lokalin e tij do të ketë dhe një tabelë që tregon se nuk lejohen të futen njerëzit që kanë të veshur Nike.
Burimi: Metro. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë