Menaxhim

Një linjë e re fluturimi direkt i shtohet Rinasit. Madrid-Tiranë nis nga 20 qershori

Shqiptarët do të mund të lëvizin direkte nga Tirana në Madrid dhe anasjellas, nisur nga 20 qershori i këtij viti. Kompania ajrore Iberia do të nisë operimin në aeroportin e kryeqytetit, “Nënë Tereza” me linjën Madrid-Tiranë-Madrid.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, në rrjetet  e tyre sociale.

“LAJM I MIRË Një tjetër kompani prestigjioze do të nisë fluturimet direkte drejt aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” Iberia spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë-Madrid”, – shkruan kryeministri Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë