Deutsche Pfandbriefbank (PBB), një ndër bankat më të mëdha gjermane në 2 shekuj, po lundron në atë që quhet “kriza më e madhe e tregut të pronave që nga 2008-a”.
Banka ka garantuar investitorët se ka likuiditet mjaftueshëm për t’u përballur me ndonjë rënie në tregun amerikan të pronave, por aksionet e saj kanë rënë me 40% vetëm këtë vit. Obligacionet që mban po ashtu janë zhvlerësuar.
Çfarë ka ndodhur prej vitesh me bankën PBB:
2005-2008
Hypo Real Estate (HRE), paraardhësi i saj gëzonte një pozitë të mirë në indeksin gjerman të kompanive të mëdha. Biznesi i saj ishte i ngjashëm me atë të një banke investimi për pronat
2008
Me nisje e krizës botërore financiare, Lehman Brothers falimentuan dhe valët e falimentimit u shpërndanë kudo.
2009
HRE, që menaxhonte dhe PBB-në u shtetëzua pasi konsiderohej “shumë i madh për të dështuar” (too big to fail) pasi kishte dhe pjesën më të madhe të obligacioneve gjermane – obligacione të mbështetura në kredi hipotekore që janë burim rifinancimi për sektorin bankar. Huadhënësi gjerman mori 10 mld euro si kapital dhe 145 mld si likuiditet.
2011
Komisioni Europian miratoi paketën e ndihmës me kushtin që PBB-ja të privatizohej në fund të 2015-s.
2015
PBB-ja u listua në bursën e Frankfurtit me një vlerë 10.75 euro për aksion. U përqëndrua në Gjermani, Britani, Francë dhe vendet nordike.
2016
PBB-ja kaloi kufijtë dhe preku SHBA-në, në New York, Boston dhe Washington.
2018
PBB zgjeron degët e saj në Chicago, Los Angeles, San Francisco dhe Seattle.
2019
Ajo siguron një kredi prej 240 milionë dollarësh për një ndërtesë apartamentesh në Long Island City
2020
PBB-ja rregullon një kredi 250 mln dollarëshe për financimin e një ndërtese në rrugën më të pasur të Neë York, Fifth Avenue. Miliona kredi të tjera për firma të mëdha amerikane.
2022
Bankat qendrore, përfshirë atë Europiane dhe Rezervën e SHBA-së nisën një rritje agresive të normës së interesit për të luftuar inflacionin, një pikë kthese për industrinë imobiliare që prej vitesh shfrytëzote normat e ulta. Asetet e PBB-së në 2022-shin ishin 53 mld euro.
2023
Degët e saj në SHBA arritën në 5 mld euro, 15% e portofolit total të bankës. Huadhënësi emëroi një drejtues të ri.
Në nëntor, PBB-ja tha se “kriza në tregun imobiliar po zgjat më shumë se pritej” dhe ka pasur një rritje domethënëse në provigjionet e riskut, kryesisht të lidhura me SHBA-në.
2024
Më 7 shkurt banka njoftoi dyfishim të provigjioneve të riskut dhe e përshkruajti si “kriza më e madhe imobiliare që nga 2008-a”.
Më 8 shkurt banka u tha investitorëve se likuiditet mjaftueshëm për t’u përballur me ndonjë rënie në tregun amerikan të pronave.
Më 9 shkurt kompania gjigande RAG Foundation, hoqi dorë nga aksionet në PBB.
Më 14 shkurt, agjencia S&P uli vlerësimin për qëndureshmërinë e bankës lidhur me ekspozimin në tregun imobiliar dhe parashikoi në rënie të ardhmen.
Më 15 shkurt aksionet e bankës ranë përsëri.
Më 16 shkurt, bastet kundër bankës u shtuan dhe investitorët nisën të besonin PBB-ja po futet në një spirale. /YahooFinance
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.