Media Galeri

Një kub 186 kg ar u vendos në Central Park

Artisti gjerman Niclas Castello ka vendosur një skulpturë në Central Park të Nju Jorkut. Një kub i përbërë nga 186 kilogramë ar të pastër 24 karatësh, i konceptuar nga artisti si një skulpturë konceptuale “socle du monde” (baza e botës) për kohën tonë.

Megjithëse vepra nuk është në shitje, sipas ekipit të artistit, bazuar në çmimin aktual të arit, vlera e saj materiale është rreth 11.7 milionë dollarë.

Ai tha se ideja ishte të “krijohej diçka që është përtej botës sonë, që është e paprekshme.

“Kubi mund të shihet si një lloj komunikate midis një ekosistemi kulturor në zhvillim të shekullit të 21-të të bazuar në kripto dhe botës së lashtë ku ari mbretëronte”, thotë Lisa Kandlhofer, e cila ishte në Nju Jork për prezantimin e veprës së artit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë