Një nga fabrikat më të mëdha të çokollatave në Holandë do t’ju ofrojë të shëtitje të paharrueshme me karusel nga ku mund të shikoni nga afër të gjithë procesin e prodhimit të ëmbëlsirave.
Fabrika “Tony’s Chocolonely” do të kthehet në një park ëmbëlsirash, duke iu dhënë mundësinë t’i bini rreth e rrotull me karusel. Fabrika ka kërkuar leje për ndërtimin e tij në Zaandam, në veri të Amsterdamit.

Vizitorët do të jenë në gjendje të ndjekin procesin e plotë të prodhimit të çokollatës, ashtu si në filmin e Fabrika e Çokollatave.
Projekti 3D i ndërtesës tregon se ajo do të përbëhet nga tre pjesë, një depo me tulla të kuqe, një pavijon i kuq për vizitorët dhe një njësi fabrike më bashkëkohore.
Për ndërtimin e fabrikës do të duhen tre vjet, me një kosto prej më shumë se 100 milion eurosh.

Udhëtimi me karusel kalon nëpër njërën prej ndërtesave, por mësohet se nuk do të hyjë në fabrikë dhe se vizitorët do të hyjnë në fabrikën e prodhimit në këmbë.
“Tony Chocolonely” pret që kompleksi i ri të krijojë rreth 600 vende pune dhe do të ketë kapacitet për deri në 500,000 vizitorë në vit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



