Jete & Stil

Një javë pushim për të mbrojtur shëndetin mendor, Nike bëhet pjesë e nismës

Nike u ka dhënë punonjësve të zyrave qendrore në Amerikë një javë pushim për të “larguar mendjen” dhe për t’u larguar nga presionet e pandemisë.

Marka e veshjeve sportive dhe atleteve tha se punëtorët në selinë e saj në Oregon do të “pushonin” për një javë me menaxherët që inkurajonin stafin të injoronin të gjitha përgjegjësitë e punës dhe të fokusoheshin vetëm tek vetja dhe shëndeti i tyre mendor.

“Merrni kohë për t’u çlodhur, për tu qetësuar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj. Mos punoni”, tha menaxheri i Nike, Matt Marrazzo, në një mesazh për stafin.

Ai pranoi se “ky viti i kaluar ka qenë i vështirë”, prandaj dhe është vendosur se punonjësit do të kenë një javë pushim në vit.

Nike është një ndër kompanitë që kanë marrë një hap të tillë. Të tjera kompani si Bumble kanë bërë diçka për shëndetin mendor të punonjësve të tyre

Whitney Wolfe Herd, themeluesja e aplikacionit të takimeve Bumble, u dha 700 punonjësve të saj një javë shtesë me leje, të paguar, për t’u larguar në qershor. Kjo erdhi menjëherë pasi banka globale e investimeve Citigroup ndaloi thirrjet me video për një ditë për të ndihmuar punonjësit të çliroheshin nga “pamëshirshmëria e ditës së punës gjatë pandemisë” në Mars. Banka gjithashtu caktoi 28 majin si një festë në të gjithë kompaninë, të cilën e quajti “Dita e pushimit së Citigrup”.

Marrazzo tha se përfitimet dhe mbështetja për stafin në Nike ishin “një investim i mirë por është gjithashtu gjëja e duhur për të bërë”.

“Nuk është vetëm një “javë pushimi ” për ekipin … është një pohim që ne mund t’i japim përparësi shëndetit mendor dhe të vazhdojmë punën me energji”, shtoi ai.\The Guardian\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë