Media Galeri

Një instalacion i ri për biodiversitetin në sheshin ‘Skënderbej’

“Shqipëria është Biodiversitet” është një vepër arti e vendosur në sheshin Skënderbej, që ka për synim ndërgjegjësimin mbi ekosistemet dhe speciet që banojnë në vendin tonë.

Vepra është realizuar si një imazh i rikonceptuar i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar.

“Shqipëria është Biodiversitet” vjen si punë që synon të nxisë kureshtje, reflektim dhe diskutim të hapur mbi kërcënimin e vazhdueshëm ndaj  botës së egër në Shqipëri.

Instalacioni do të jetë i vendosur në qendër të Tiranës deri më 22.10.2023. Gjatë këtyre tre javëve do të zbatohen fushata edukative të dedikuara për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, si dhe aktivitete të ndryshme publike si diskutime, shfaqje filmash, performanca artistike, etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë