Shendet

Një ilaç nga goja që mund të ulë në maksimum virulencën e Covid-19

Me gjithë efektivitetin e vaksinave, ekspertët thonë se ende kemi nevojë për ilaçe për të trajtuar Covid-19. Edhe njerëzit që janë vaksinuar plotësisht mund të infektohen nga Covid-19. Një ilaç premtues që mund të përmirësojë situatën e pandemisë është molnupiravir, një antiviral që po kalon në fazat e fundit të testimit te njerëzit. Studiuesit shpresojnë se mund të përdoret edhe për të trajtuar por edhe për të parandaluar Covid-19. Dicka tepër e rëndësishme është që medikamenti mund të merret si pilulë që do të thotë që njerëzit nuk do të kenë nevojë të shtrohen në spital për ta marrë. Ky ilaç zvogëlon aftësinë e SARS-CoV-2, për t'u përsëritur. Deri më tani, një studim i vogël ka parë efektet e molnupiravir në 202 pacientë me Covid-19(jo në spital) të cilët kishin pasur simptomat e para. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe ku një pjesë mori molnupiravir dhe një pjesë tjetër mori placebo (një trajtim i cili nuk përmban ilaç).

Rezultatet paraprake treguan se pas tre ditësh trajtimi, virusi infektiv SARS-CoV-2 ishte më i rrallë tek pjesëmarrësit që merrnin 800mg. Ditën e pestë, virusi nuk u gjet tek asnjë pjesëmarrës që merrte 400mg ose 800mg molnupiravir. Studimi tregon se molnupiravir mund të zvogëlojë dhe eliminojë SARS-CoV-2 tek pacientët në gjendje të lehtë ose të moderuar. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se molnupiravir mund të ndalojë përhapjen e SARS-CoV-2 dhe kështu të ulet totalisht virulenca e tij. Nëse funksionon mirë në këto prova, ndikimi i molnupiravir mund të jetë i madh.
Duke pasur parasysh ashpërsinë e sëmundjes që mund të shkaktohet nga SARS-CoV-2, një antiviral efektiv do të ishte një armë e vlefshme për ta pasur në armaturën klinike, veçanërisht nëse molnupiravir vazhdon të ketë veprim të shpejtë sa ka pasur deri tani. Fakti që merret si pilulë është gjithashtu po shumë i dobishëm, pasi kjo do ta bënte të lehtë përdorimin në fazat e hershme të infeksionit, duke anashkaluar kështu edhe format e rënda.
Burimi: The Conversation/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë