Të frymëzuar nga lulja e tyre tipike, banorët e Ishujve Banwol dhe Bakji, të njohur si ‘Ishujt Purple’, kanë lyer shtëpitë, rrugët dhe urat ngjyrë lejla si dhe kanë mbjellë lule lejla si livando për të transformuar qytetin e tyre në një atraksion turistik. E veçanta është se dhe gratë që punojnë në fusha vishen me lejla.
“Të moshuarit si ne kanë një jetë të izoluar këtu, pasi të gjithë të rinjtë u larguan nga qyteti”, tha Shin Deok-im, një fshatar 79-vjeçar, i cili ka jetuar në ishullin Bakji për më shumë se 60 vjet.
Ai thotë se është i lumtur që po sheh të rinj dhe fëmijë që vizitojnë vendin e tyre.
Ishujt e vegjël dhe të qetë kanë pak më shumë se njëqind banorë dhe u zgjodhën për një projekt turistik të mbështetur nga qeveria.
Që nga viti 2015, qarku Shinan ka investuar 4.25 milion dollarë për t’i kthyer ishujt në lejla. Sipas zyrës së qarkut, kjo fushatë ka sjellë mbi 487,000 njerëz që në 2019.
Restorantet në ishujt ofrojnë oriz lejla dhe shërbejnë ushqim në pjata lejla.
“Çdo mëngjes vishem me ngjyrë lejla nga koka te këmbët, madje duke përfshirë të brendshmet dhe këpucët dhe kjo më bën të lumtur,” tha banori 88-vjeçar Jung Soon-shim, i ulur në një stol ngjyrë lejla.
Vizitorët mund të ecin në tre ura lejla që lidhin dy ishujt, ka stola të zbukuruara me parullën ‘I purple you’ bërë e popullarizuar nga anëtari i bandës BTS ‘Kim Tae-hyung, i njohur si V, i cili thotë ‘Unë të besoj, të dua dhe të mbështes.’
Ata që vishen ngjyrë lejla kanë madje edhe hyrjen falas në ishujt.
“Nuk mund të udhëtonim përtej detit për shkak të Covid-19, kështu që në vend të kësaj vizituam këto ishuj lejla”, tha një vizitor i quajtur Shin Eun-me.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje