Një historian holandez gjeti një thesar unik ari mesjetar 1000-vjeçar, i përbërë nga katër varëse veshësh ari, dy shirita fletësh ari dhe 39 monedha argjendi. Muzeu Kombëtar Hollandez i Antikiteteve (Rijksmuseum van Oudheden ) njoftoi të enjten(9 mars) për këtë zbulim.
Lorenzo Ruijter, 27 vjeç, i tha Reuters se ka qenë në kërkim të thesarit që kur ishte 10 vjeç. Ai e zbuloi atë në vitin 2021 në qytetin e vogël verior të Hoogwoud, duke përdorur një detektor metali.
Gaaf! Presentatie 10e/13e eeuwse schatvondst Hoogwoud in @RM_Oudheden door vinder Lorenzo. Medieval treasure presented at RMO https://t.co/Mb4Xem5ESO pic.twitter.com/lo7GMxP5dM
— Luc Amkreutz | mastodon: [email protected] (@prehistoryRMO) March 9, 2023
“Ishte shumë e veçantë zbulimi i diçkaje kaq të vlefshme, nuk mund ta përshkruaj. Nuk e prisja kurrë të zbuloja diçka të tillë”, tha Ruijter, duke shtuar se ishte e vështirë ta mbash sekret për dy vjet.
Ekspertëve të Muzeut Kombëtar të Antikiteteve iu desh kohë për ta pastruar, investiguar dhe datuar objektet e thesarit dhe tani kanë zbuluar se monedha më e re mund të datohet rreth vitit 1250, gjë që i bëri ata të supozonin se thesari ishte varrosur atëherë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




