65 vite të kaluara së bashku deri në momentin që preken nga Covid-19.
Ivo Landi 92 vjeç dhe Livia Arrighini 88 vjeç janë një çift që jetojnë në Prato, Itali.
Para 2 muajsh, Ivo u shtrua në qendrën shëndetësore La Melagrana pasi rezultoi pozitiv me Covid dhe shfaqi probleme.
Mbas tre javësh u shtrua dhe Livia, bashkëshortja e tij në të njëjtin spital por në dhoma të ndara. Fëmijët e tyre tregojnë se gjithmonë pyesnin për njëri-tjetrin dhe kishin shumë mallë pasi kishin kaluar 1 muaj të ndarë. Për këtë, fëmijët Andrea dhe Marco bënë çmos që prindërit të jenë në një dhomë pasi “janë një çift që e duan shumë njëri-tjetrin dhe nuk janë ndarë kurrë.”
Mbas disa kërkesash, çifti ishte sërish bashkë.
“Kur infermierët më dërguan foton e babait dhe nënës duke shtrënguar duart ishte me të vërtetë emocionuese, pothuajse nuk e besova.” tha djali, Andrea.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje