Një protestë e pazakontë është mbajtur në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku disa qytetarë kanë protestuar, pasi janë kundër masave drastike të ndërmarra nga qeveria ndaj Covid-19.
Mësohet se në protestë, qytetarët janë përleshur me policinë dhe policia ka shoqëruar 4 prej tyre.
Qytetarët janë shprehur se koronavirusi është një iluzion dhe se ky iluzion është krijuar për të instaluar diktatura.
Katër qytetarë janë shoqëruar në komisariat, kurse të tjerët janë shpërndarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




