Një grua nga Edinburgu thotë se ka mbetur e zhgënjyer pasi është detyruar të rilyejë derën e shtëpisë që e kishte ngjyrë rozë. Miranda Dickson u urdhërua të ndryshonte ngjyrën vitin e kaluar pas një ankese anonime në Këshillin e Qytetit të Edinburgut dhe pas indinjatës së organizatave botërore për shkak se shtëpia e saj ndodhet në një zonë që është pjesë e trashëgimisë botërore.

Autoriteti lokal vendosi këtë vit se dera rozë nuk ishte “në përputhje me karakterin historik” të vendit dhe tani ajo e ka lyer derën ngjyrë jeshile.


Dickson thotë se kurrë nuk i është lejuar të veshë diçka rozë kur ishte fëmijë dhe ka filluar ta dojë si ngjyrë kur filloj të studionte për teologji në Universitetin e Mançesterit.
“Unë kisha flokë në një hije rozë dhe mamaja ime nuk më vishte kurrë ngjyrë rozë ngaqë nuk donte që të dukesha çuditshëm kështu që kur u rrita fillova të përdor ngjyrën rozë në çdo gjë, derisa përfundova duke lyer edhe derën e shtëpisë rozë.


“Ideja ishte të krijoja një botë ëndrrash e cila ishte paksa surreale, ku çdo dhomë kishte një atmosferë të ndryshme.
Ajo i tha BBC se është tronditur nga trazirat e shkaktuara nga dera e saj rozë, e cila ndodhet në një vend që është pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe si i tillë, nuk mund të jetë ndryshe nga pjesa tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




