Të mirat që vijnë nga konsumimi i birrës janë të shumta. Birra, forcon zemrën, përmban disa vitamina të kompleksit B dhe B1 kjo e fundit është e njohur si anti stres dhe mbron sistemin imunitar, birra forcon eshtrat, ndikon në shëndetin e veshkave , birra gjithashtu përmirëson sistemin e tretjes.
Sezoni i vera është periudha ku birra është thuajse prezente në çdo tavolinë të bar-kafeneve, por a keni menduar ndonjëherë, që pas një aktiviteti sportiv, në vend të ujit , te konsumoni një gotë birrë?
Studimet thonë se të konsumosh një birrë pas stërvitjes i bën mirë shëndetit.
Konsumimi i një birre pas stërvitjeve mund t’i ndihmojë trupit ta riparojë veten në të njëjtën mënyrë si një pije rikuperuese me sheqer.
Profesorët e Universitetit të Granadas kanë zbuluar se konsumimi në sasi të moderuar i birrës ndihmon në balancimin e glukozës në gjak dhe e zvogëlon reagimin hormonal ndaj stresit fizik.
“Konsumimi i birrës pas një stërvitje të lodhshme e ndihmon trupin ta rikuperojë edhe humbjen e lëngjeve në të njëjtën shkallë si ujë”, ka thënë profesori i universitetit Manuel Castillo Garzon.
Gjithashtu studiuesit nuk sugjerojnë të konsumohet çdo ditë , por të ketë një grafik të caktuar për këtë recetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.