Një gjerdan 1300-vjeçar, i zbuluar në vendin e një ndërtimi të ri banesash në Angli, u vendos në varrin e një gruaje që mund të ketë qenë mbretëreshë ose një udhëheqëse e fuqishme e krishterë, deklaruan arkeologët.
Thesari shekullor u gjet gjatë gërmimeve në prill përpara fillimit të ndërtimit të një ndërtese të re në Northamptonshire.








Ekspertët nga Muzeu i Arkeologjisë së Londrës (MOLA) njoftuan se gjerdani daton në vitet 630-670 pas Krishtit, gjatë periudhës saksone dhe është pjesë e një varri femëror me status të lartë brenda mbretërisë së Mercias.
Muzeu deklaroi se ekspertët besojnë se varri, i cili gjithashtu përmbante thesare të tjera, është varrimi më domethënës i grave mesjetare, i zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Muzeu shtoi se gjerdani është më i pasuri i llojit të tij i zbuluar ndonjëherë, me të paktën 30 varëse dhe rruaza të bëra nga monedha romake ari, granit, qelq dhe gurë gjysmë të çmuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




