Media Galeri

Një francez në Rekordet Guinness për Kullën Eiffel të ndërtuar me shkrepse. Fillimisht u refuzua!

Një francezi 47-vjeçar i është dhënë rekordi botëror Guinness për krijimin e strukturës më të lartë duke përdorur shkrepëse, pasi kopja e tij e Kullës Eiffel ishte refuzuar fillimisht nga komisioni i vlerësues.

Richard Plaud tha se kishte qenë pasur një ulje-ngritje të tmerrshme emocionale gjatë kësaj jave, sepse edhe pse kishte kaluar rreth 4200 orë duke ndërtuar modelin e tij nga më shumë se 706,000 shkrepëse dhe 23 kg ngjitës, atij përsëri nuk i ishte dhënë çmimi. “Për tetë vjet, gjithmonë kam menduar se po ndërtoj strukturën më të lartë me shkrepse,” tha ai.

Komisioni i Rekordeve Guinness fillimisht i tha atij se struktura prej 7.2 metrash e lartë nuk kualifikohej sepse ai nuk kishte përdorur shkrepse që shiten zakonisht në dyqan.

Në fakt, Plaud e nisi punën e tij duke përdorur shkrepse komerciale që shiten në dyqan, duke i prerë kokën secilës. I lodhur nga ky proces, ai e kishte pyetur prodhuesin e shkrepseve nëse mund të blinte vetëm shkopinj prej druri pa kokë. Kjo, me sa duket, e ka shtyrë Guinness të refuzojë fillimisht rekordin e tij.

Por më në fund, Mark Mckinley, një nga drejtuesit e Rekordeve Guinness, tha: “Ne jemi vërtet të entuziazmuar që mund ta miratojmë këtë rekord të ri… Jemi të lumtur që mund të pranojmë se ishim paksa shumë të ashpër me llojin e shkrepseve që nevojiteshin. Dhe përpjekja e Richardit, në këtë aspekt, është me të vërtetë e mahnitshme.”
Burimi: TheGuardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë