Katar 2022

Një fitore dedikuar Pelesë, Brazili përshëndet ‘Mbretin’ nga Katari

Gazeta Si – Brazili e ka festuar fitoren e thellë ndaj Koresë së Jugut, duke menduar edhe për të madhin Pelé, i shtruar në një spital në San Paolo, ku po kurohet për një tumor.

Pas ndeshjes, futbollistët e Seleçaos janë kthyer në qendër të fushës dhe kanë hapur një banderolë të madhe, ku shkruhej Pelé, të shoqëruar me një foto ikonike të ish-futbollistit të famshëm. Është momenti që ai feston fitoren e Botërorit të 1970-ës, pas finales me Italinë.

Pele, edhe pse në kushte jo të mira shëndetësore, është munduar ta inkurajojë Brazilin në rrugëtimin e tij në Katar 2022 me disa postime në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë