Art dhe Kulture

Një faturë për artin ‘e padukshëm’ mund të arrijë gjysmë milioni dollarë në ankand

Në vitin 1958, artisti Yves Klein hapi një ekspozitë të quajtur “The Void”, ku vendosi një kabinë në një dhomë bosh. Mijëra vizitorë paguan për të shkuar në një galeri të Parisit për të parë asgjë.

Ekspozita “The Void”

Pas suksesit të shfaqjes, artisti francez më pas e çoi idenë një hap më tej, duke u dhënë koleksionistëve mundësinë për të blerë një sërë hapësirash inekzistente dhe tërësisht konceptuale në këmbim të një peshe ari të pastër.

Dhe tani, pothuajse 60 vjet pas vdekjes së Klein, një nga faturat që ai shkroi për të vërtetuar pronësinë e veprave të tij të padukshme është në shitje dhe shtëpia e ankandeve Sotheby’s vlerëson se mund të arrijë deri në 500.000 euro.

Me përmasa më pak se 20 cm të gjerë, fatura jep pronësinë e një prej hapësirave imagjinare të Klein, të cilën ai e quajti “Zonat e Ndjeshmërisë Jomateriale”. I krijuar për t’i ngjasuar një çeku bankier, ai është i nënshkruar nga artisti dhe i datës 7 dhjetor 1959.

“Fatura iu dha fillimisht tregtarit Jacques Kugel dhe është ndër të paktët që mendohet se ka mbijetuar”, tha Sotheby’s në një deklaratë për shtyp. Kjo sepse Klein u ofroi klientëve të tij një zgjedhje: të ruanin faturën e tyre ose ta digjnin në një ritual.

Nëse ata do të kishin zgjedhur këtë të fundit, ata do të konsideroheshin “pronari përfundimtar” i veprës së artit konceptual.

Kugel zgjodhi ta mbajë të tijën dhe që atëherë është shfaqur në institucionet kryesore të artit në të gjithë Evropën, duke përfshirë Galerinë Hayward të Londrës dhe Qendrën Pompidou në Paris.

Duke e krahasuar idenë e Klein me NFT-të, Sotheby’s tha se do të pranojë pagesa në kriptomonedhë për artikullin.

Sotheby’s konfirmoi gjithashtu se personi që do ta blejë faturën “nuk do të bëhet vetëm pronari i kësaj faturë historike, por edhe i veprës së padukshme të artit të Klein”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë