Media Galeri

Një ëndërr për shumë njerëz, shkencëtarët krijojnë robotin që mbledh rroba nëpër dhomë

Është një problem që i çmend shumë njerëz: rrobat e shpërndara nëpër dhomë pro së shpejti nuk do jetë më i tillë.

Shkencëtarët kanë zhvilluar një robot pastrimi për të mbledhur rrobat nëpër dhomë.

Shkencëtarët nga UC Berkeley thonë se roboti i tyre zgjidh ‘Problemin e Adoleshentëve’.

Duke përdorur një kombinim të kamerave dhe sensorëve, roboti mbledh rrobat në grumbuj përpara se të gjejë vendin më të mirë për ti vendosur.

Profesori Ken Goldberg, autori kryesor i studimit, thotë se kjo teknologji mund të bëhet e disponueshme gjatë dekadës, që do të thotë se së shpejti të gjithë mund të kemi një ndihmës robotik nëpër shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë