Shendet

Një dozë e tretë Sinovac trefishon mbrojtjen nga varianti Delta

Një studim i kryer nga shkencëtarët e Akademisë së Shkencave në Kinë ka treguar se një dozë e tretë trefishon mbrojtjen ndaj variantit Delta. Në studim thuhet se gjashtë muaj pas dozës së dytë nuk u konstatua veprimtari e lartë anti-trupash kundër variantit Delta. Të dhënat treguan se injektimi i dozës së tretë, rreth katër javë pas të dytës, trefishoi mbrojtjen ndaj Deltës dhe mendohet që mund të ketë të njëjtin efekt me variantet e reja. Studimi ndër të tjera tregoi se vaksina Sinovac ka efikasitet të lartë në reduktimin e nevojës për shtrim në spital dhe në terapinë intensive. Vaksina ka marrë rekomandim për përdorim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe është aporvuar për imunizimin e popullatës në 39 shtete të botës.
Një tjetër studim i mëparshëm nga Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) dhe firma farmaceutike Sinovac Life Sciences Co. Beijing Kinë tregoi se është e nevojshme një dozë e tretë tek moshat mbi 60 vjeç”.
Studimi shkruan se në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat +60 vjeç, autorët shkruajnë se, 2 javë pas dy dozave CoronaVac 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac, vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash.
Sipas të dhënave pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac, 100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar. Studimi tregoi se doza e tretë është toleruar mirë dhe të gjitha reaksionet ishin të gravitetit të nivelit 1 dhe 2. Duke u nisur nga të dhënat autorët kanë shkruar se niveli i antitrupave bie pas gjashtë muajsh tek moshat e vjetra dhe një dozë e tretë indukton me shpejtësi përgjigje imunitare të fortë ( për 7 ditë).
“Kjo dëshmi mund të ndihmojë politikëbërësit të përcaktojnë domosdoshmërinë dhe kohën e një doze përforcuese për të rriturit e moshuar,” shkruhet më tej në studim.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë